X

Barbarët urryesit e së bukurës

Nga Ilir Demalia/

Fotot më poshtë janë vila e Zogut në Shirokë.

Foto 1. Si ka qenë

Foto 2-3 dhe 4 si është tash 25 vjet e rrënuar si mall pa Zot për të j’u dhënë ndonje klienti të qeverisë që është apo do të vij.

Barbarinë që kanë bërë të gjitha qeveritë e këtij tranzicioni me pronën publike, me shkatërrimin e trashëgimise kulturore dhe historike, me pronën private është një krim që do ta paguaj rëndë dhe gjatë Shqipëria.

Shqiptarët historikisht nuk kanë ndëshkuar të keqen dhe krimin. Në të kundërt, janë përulur para krimit, banditëve dhe injorancës. E tregon këtë klasa politike e historisë së Shqipërisë dhe sidomos ky Parlament dhe kjo administrate.

Me të drejtë Faik Bej Konica shkruante në gazetēn Delli në 25 tetor 1929, në artikullin, Shqipëria si mu duk: “ Ky vend (Shqipëria) vërtet është i bekuar me njëmijë bukurira, por është e shkelur nga një turmë, e cila ushqen urrejtje kundër bukurisë”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Vaksinat, kur politika flet para ekspertëve

Nga Erion Dasho/ Të gjithë vaksinat anti-COVID, pavarësisht nga origjina e tyre janë miratuar me procedurë të përshpejtuar për përdorim...

Close