X

Shitet për 350 000 sterlina portreti i Sulejmanit të Madhërishëm

Në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Britaninë e Madhe, portreti i sulltanit Sulejmani i Madhërishëm është shitur për 350 mijë sterlina.

Ankandi i titulluar “Bota Islame dhe Artet e Indisë” u zhvillua online dhe nëpërmjet telefonit.

Portreti i Sulejmanit të Madhërishëm u ofrua për shitje fillimisht në një vlerë prej 60 000 sterlinash. Pas ofertave çmimi i portretit është rritur në 350 000 sterlina.

Ende nuk është bërë i ditur emri i personit ose institucionit që e ka blerë portretin. Blerësi bashkë me taksat do të paguajë 438 000 sterlina.

Ndërkohë edhe portreti i vajzës së tij, Mihrimasë, e bërë në shekullin XVII është shitur për 60 mijë sterlina.

Vlerësohet se është një vepër shumë e rrallë. Portreti e tregon Sulejmanin në moshën 43-vjeçare.

Portreti ka dimensionet 22,7 X 17,5 centimetra.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Rama i nxjerr live sekretin e shtatzanisë dhe vajzat që pret, Eni Vasilit

Moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili e ka pranuar sekretin që i ka nxjerrë në publik Edi Rama se është në...

Close