X

ACCOR dhe BALFIN Group partnerë në hapjen e të parit “MGallery boutique hotel” në Rivierën Shqiptare!


Accor, një prej emrave dhe rrjeteve kryesorë hotelerisë në botë dhe Green Coast Hotel Sh.p.k. kakënaqësinë të njoftojnë nisjen e bashkëpunimit për zhvillimin e hotelit të parë MGallery në vend. Hoteli me 112 dhoma i vendosur në Palasë, Vlorë do të mirëpresë vizitorët e parë në Prill 2024 dhe do të shënojë një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare të turizmit.

Accor forcon portofolin në Europën Juglindore duke prezantuar çdo ditë e më shumë emrin e tij në këto vende, të cilat shfaqin mjaft interes për turizmin ndërkombëtar. Accor ka nënshkruar një marrëveshje ekskluziviteti me Green Coast Hotel Sh.p.k., pjesë e BALFIN Group, grupi më i rëndësishëm i investimeve në Shqipëri dhe Ballkan. Projekti do të jetë një zhvillim i paprecedent në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe do të vendosë Shqipërinë në hartën e industrisë ndërkombëtare të turizmit. Një hotel unik MGallery Boutique, i pari në brigjet e Jonit në Mesdhe, do të ofrojë 112 dhoma dhe suita luksoze, ku do të spikasë tradita lokale e kombinuar me modernizmin dhe estetikën bashkëkohore. Bare dhe restorante, SPA dhe plazhi privat do të krijojnë një destinacion premium ekskluziv për të gjithë vizitorët.

Shqipëria është një perlë e fshehur në rajonin e Ballkanit me destinacione mahnitëse, piktoreske, një vend vërtet magjepsës. Prandaj ne jemi të lumtur të sjellim markën Accor në vend, duke dëshiruar që më shumë turistë të mund të zbulojnë bukuritë e Shqipërisë. Koleksioni MGallery Boutique është një pikë kyçe për prezantimin e kulturës, traditës dhe historisë lokale në një ambient luksoz. Ne besojmë se hoteli i parë i MGallery në Shqipëri do të fitojë zemrat e vizitorëve të tij falë atmosferës dhe vendndodhjes, çka e bëjnë një vend ideal për pushime – thotë Dilek Sezer, Drejtore e Zhvillimit, Accor – Evropa Juglindore.

Për konceptimin e hotelit është përzgjedhur një studio arkitekturore shumë prestigjioze nga Belgjika. Hoteli pritet të fillojë ndërtimet gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021.

Green Coast MGallery do të ofrojë hapësira të shumëllojshme për vizitorët, siç janë restoranti, lobby me pamje ekskluzive të natyrës përreth, salloni i klubit ekzekutiv, klubi VIP, salla banketesh e konferencash, pishinë si edhe hapësirë të dedikuar në zonën e plazhit.

Hoteli pritet të jetë një destinacion i ri ndërkombëtar ku mund të “preket”  kultura, arti, historia dhe ku do të përjetohen eksperienca mbresëlënëse.

Shqipëria është vizituar nga mbi 8 milion turistë gjatë dy viteve të fundit dhe vendi po tregon kërkesë të lartë për cilësi dhe shërbime premium akomodimi.

Kjo marrëveshje parashikon një hap të madh përpara për industrinë e turizmit në vendin tonë. Më në fund, ne po garojmë si një destinacion premium në Mesdhe përmes Green Coast Resort & Residences që tashmë kompletohet me një gur të çmuar si Mgallery Hotel. Ne, si pjesë e Grupit BALFIN, jemi krenarë për përpjekjet dhe kontributin tonëzhvillimin e industrisë së turizmit dhe ekonomisë së venditthotë Ardiana Sokoli, Zëvendës Presidente për Real Estate, BALFIN Group.

MGallery Hotel Collection, përfshin hotele-butik, secili me stilin e tij origjinal dhe histori unike për të treguar. Çdo destinacion ofron një përvojë të jashtëzakonshme të frymëzuar nga traditat e zonës përreth, duke krijuar momente të paharrueshme që frymëzojnë kujtime të përjetshme. Sot, MGallery zotëron më shumë se 100 hotele Boutique, duke u mundësuar vizitorëve të zbulojnë më shumë se 30 destinacione në të gjithë botën. Në qendër të qytetit, përgjatë bregdetit, të vendosur brenda natyrës ose në hapësira me pamje të jashtëzakonshme, hotelet e Koleksionit MGallery ftojnë çdo vizitor të eksplorojë botën dhe shkëlqimet e saj.

***

RRETH ACCOR

Accor është një nga grupet lider në botë për hotelerinë, i përbërë nga më shumë se 5,000 prona dhe 10,000 njësi shërbimi në 110 shtete. Grupi ka një nga koleksionet më të larmishme të hotelerisë dhe plotësisht të integruara në industrinë e turizmit, që përfshin markat luksoze dhe premium, markat e nivelit të mesëm dhe ekonomik, stilet e veçanta të jetesës, vendet e argëtimit dhe jetës së natës, restorantet dhe baret, rezidencat private, pronat e përbashkëta të akomodimit, hapësira të bashkëpunimit dhe më shumë. Accor gjithashtu mburret me një portofol të pakonkurrueshëm të markave të shquara dhe me afërsisht 300,000 persona staf në të gjithë botën. Mbi 65 milion anëtarë përfitojnë nga programi gjithëpërfshirës i besnikërisë së kompanisë ALL – Accor Live Limitless – një shoqërues i përditshëm i udhëtimeve që siguron akses në një larmi të madhe shërbimesh dhe përvojash. Për më shumë informacion vizitoni group.accor.com ose ndiqni Accor në Twitter, Facebook, LinkedIn dhe Instagram.

RRETH balfin group

BALFIN Group është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm në zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjes me pakicë, industrisë minerare, sistemit bankar, turizmit, energjisë, logjistikës, etj. Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë. Në aktivitetin e grupit, partneriteti ndërkombëtar gjithmonë ka pasur një fokus të madh që nga fillimet e themelimit. Grupi dhe kompanitë e tij janë vazhdimisht në përpjekje për inovacion dhe përsosmëri në të gjitha fushat dhe industritë ku operon. Sot numërohen më shumë se 5,000 persona  të punësuar si pjesë e Grupit. BALFIN është vazhdimisht në rritje dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, rritjes së punësimit dhe përgjegjësisë sociale.

Green Coast Hotel është pjesë e Grupit BALFIN.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Shitet për 350 000 sterlina portreti i Sulejmanit të Madhërishëm

Në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Britaninë e Madhe, portreti i sulltanit Sulejmani i Madhërishëm është shitur për 350 mijë...

Close