X

Po çfarë është ‘normale’ për Boratin?!

Nga Erion Dasho/

Me ardhjen e vaksinave kineze dhe me fillimin e vaksinimit elektoral, Borati po flet papushim për një verë “normale”. Po çfarë është “normale” për Boratin?

Shqipëria sot ka klubet dhe restorantet hapur, ndryshe nga pjesa tjetër e Europës! Ka hapur hotelet dhe bujtinat për turizën!

Nuk ka kufizime për asnjë biznes, madje edhe për qendat e mëdha tregëtare dhe bizneset jo thelbësore!

Ka autobuzët plot dhe njerëzit qëndrojnë mbi njeri tjetrin në radha, madje edhe në radhën për të bërë vaksinën anti-COVID!

Duke filluar nga maji i 2020-ës, Shqipëria nuk ka aplikuar asnjë masë kufizuese duke e lejuar pandeminë të përhapet me ritmet më të larta në Europë dhe të bëjë dëme në jetë njerëzore ndër më të lartat në botë!

Janë mbi 9,000 shqiptarë të vdekur sot nga COVID-i që e bëjnë Shqipërinë një ndër vendet më të prekura në botë dhe kjo shifër nuk duhet harruar!

Në këto kushte, të sjellësh 200 mijë vaksina kineze me efektivitet 50% dhe të pretendosh se po krijon me to një “normalitet” është propagandë dhe demagogji!

Në Shqipëri i ashtuquajturi “normalitet” është krijuar në kurriz të shëndetit dhe jetës së shqiptarëve!

Duke patur një kryeministër dhe qeveri “anormale” Shqipëria vendosi të ndjekë rrugën e sivëllezërve bjellorusë dhe tanzanianë të cilët i lëshuan vendet e tyre pa frena drejt tragjedive njerëzore!

Borat! Ndalimqarkullimi pas orës 20 dhe mbajtja e maskave prej lecke në rrugë nuk janë masa!

Ta kemi thënë qindra herë dhe po e përsërit edhe njëherë se efekti i tyre në parandalimin e COVID është pothuajse zero!

Nga maji 2020 e deri më sot, shqiptarët nuk kanë patur asnjë mbrojtje nga qeveria e tyre! Prandaj edhe kanë vdekur!

Sot, ti edhe po i tall e po i mashtron ata për të fituar ca vota më tepër!

Turp, Borat…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Një zjarrfikës i sherreve tona të egra dhe të pazakonta

Nga Astrit Patozi/ Bashkim Finon do ta mbaj mend si kundërshtarin në parlament, që nuk të linte ta harroje. Pasi...

Close