X

Eva Murati hedh hapin e parë drejt suksesit ndërkombëtar


Pjesëmarrja e saj në emisionin e famshëm “Tiki Taka” u bë kryefjalë e mediave vendase dhe italiane. Eva Murati tërhoqi vëmendjen e fqinjëve me elegancën e saj teksa ndodhej në panel bashkë me personalitete të njohura të sportit.  Pas kësaj, ajo tashmë ka hedhur dhe hapat e parë për të ndërtuar një karrierë në Itali.

Së fundmi, moderatorja sportive zbuloi në emisionin “Rudina” se ka firmosur një kontratë të rëndësishme me një kompani vendase. “Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emision, mua m’u tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur.”, u shpreh Eva.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Momenti emocionues/ Moderatorja e njohur “sfidohet” nga i biri, ja ç’ndodh live

Multitasking është bërë diçka e zakonshme për nënat në këtë përudhë pandemie. Përveç profesionit, vajzave në karrierë duket se iu...

Close