X

SHBA shton presionin/ Yuri Kim bën thirrje për skualifikim të disa kandidatëve për deputet


Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi nga Elbasani se janë tre emra që Sekretari i Shtetit në SHBA ka përcaktuar, të dyshuar të përfshirë në çështje korrupsioni.

Yuri Kim nënvizon se disa kandidatë që janë në lista mund të skualifikohen, duke shtuar se ata që blejnë votat, po shkelin ligjin e po turpërojnë veten.

“Janë 3 njerëz që Sekretari i Shtetit të SHBA ka përcaktuar. Nuk kam për të folur emrat e tyre, por mund t’i shiikoni dhe të gjeni. Ne e kemi thënë se duhen lista të pastra. Partitë e kanë marrë në konsideratë, pjesa më e madhe e tyre.

KQZ ka listën dhe është në dorën e prokurorëve dhe institucioneve që të bëjnë vettingun e kandidatëve. Disa kandidatë mund të skualifkohen. Blerja e votës është një problem në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Ata që blejnë votat, ju them se po shkelni ligjin dhe po turpëroni veten”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim nga Elbasani, ku ishte duke zhvilluar një takim me drejtuesit e fushatave të partive politike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
“Rama i shkëputur nga realiteti, u ofron shqiptarëve gjithçka me lugë bosh”/ Artur Zheji: Pse kërkon t’i fusë kundërshtarët në karrem duke…

Duke komentuar ironitë që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj disa prej figurave të opozitës, analisti i njohur Artur Zheji,...

Close