X

Sondazhi për Elbasanin/ Bie Partia Socialiste, rritje e madhe e Partisë Demokratike


Është publikuar sondazhi i Antonio Notos në bashkëpunim me RTV Ora, për qarkun e Elbasanit, lidhur me orientimin e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, shihet një rënie e Partisë Socialiste. Por, ajo që bën më shumë përshtypje, është një rritje mjaft e konsiderueshme e Partisë Demokratike, me 9-13% më shumë vota potenciale.

Sipas sondazhit, orientimi i votës në qarkun Elbasan nëse qytetarët do të votonin sot është si më poshtë:

43-47% do të votonin PS, 29-33% PD, 8-12% LSI, 4-6% PDIU dhe 7-11% partitë e tjera.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Arrestohet edhe autori i dytë për plagosjen e nënë e bir. Kush janë dy vëllezërit e përfshirë në konflikt për një vend parkimi

Një konflikt për vend parkimi ka përfunduar në plagosjen e nënë e bir, mbrëmjen e sotme, në lagjen nr.12, në...

Close