

Moska i konsideron si provokim sanksionet e BE-së për dënimin e Navalnit dhe deklaron se do të kundërpërgjigjet.
Rusia kërcënoi me pasoja pas njoftimeve për sanksione të reja të BE-së ndaj Rusisë për shkak të burgosjes së kritikut të Kremlinit Aleksej Navalni. Sanksionet nuk do të mbeten pa përgjigje nga pala ruse, tha kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dumës, Leonid Slutsky, sikurse njofton agjencia Interfax.
Ai nuk dha asnjë detaj, por tha se masat ndëshkuese në çështjen Navalny janë «një hap tjetër drejt përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë». Sluzki e akuzoi Brukselin se e refuzon në mënyrë konsekuente hyrjen në një dialog me Moskën duke u nisur «nga shkaqe absolutisht të largta dhe provokuese». «Kjo nuk mund të kontribuojë në asnjë mënyrë për normalizimin», tha Leonid Slutsky.
Masat ndëshkimore të BE-së ndaj Rusisë
Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE kishin rënë dakord më parë të fillonin me përgatitjet e nevojshme për masat e reja ndëshkimore ndaj Rusisë. Sipas informacioneve nga Brukseli për këtë do të përdoret një instrument i ri sanksionesh.
Ky bën të mundur që BE-ja të ngrijë pasuri që mund të kenë në BE aktorë përgjegjës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Fjala është si për ata që kryejnë shkelje të tilla edhe për ata që përfitojnë prej tyre. Përveç kësaj pritet që një sërë personash nga Rusia t’u ndalohet të hyjnë në BE.
Drejtësia ruse e dënoi Navalnin të shtunën me dy vjet e gjashtë muaj kamp internimi.
Ky proces kritikohet si i motivuar politikisht./Deutsche Welle
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Fauci apel: Kujdes, maskat dhe distancimi social të nevojshme edhe pas vaksinimit ndaj Covid
Tragjedi në Mesdhe/ 15 emigrantë afrikanë mbyten në det, në përpjekje për të shkuar në Europë
Fillon dënimi për Navalny, kritiku i Kremlinit transferohet në një burg jashtë Moskës
“Jam i dëshpëruar!” Thirrja e fortë dhe trishtuese e një infermieri
Ndodh edhe kjo/ Policia italiane sekuestron drogë në ambulancë, arrestohen kontrabandistët
Studimi/ Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin, rrymat oqeanike mund të ndryshojnë drejtimin dhe të prishin ekuilibrin e paqendrueshëm të klimës
Rritja e rasteve me Covid/ Gjermania vendos kufizime për udhëtarët nga Franca. Ja kur hyjnë në fuqi masat! Në listë janë edhe tre shtete të tjerë
Vaksina AstraZeneca/ Gjermania u bën thirrje të rinjve
Lini nje Koment