X

Champions League/ Bayerni “shtyp” Lazion, Chelsea befason Atleticon në Madrid


Bayerni i Mynihut praktikisht në çerekfinale të Champions League. Kampionët në fuqi të kompeticionit, fituan thellë 1-4 në fushën e Laizos, duke përmbushur pritshmëritë e opinionit sportiv.

Bardhekaltrit nuk mundën t’i bënin ballë furisë bavareze, me ndeshjen që u mbyll që në pjesën e parë. Leëandoëski zhbllokoi takimin që në minutën e 9-të, ndërsa në të 24-tën dyfishoi 17-vjeçari Musiala, të cilit trajneri Flick i kishte rezervuar fanellën e titullarit. Në fundin e fraksionit të parë Sane i çoi shifrat në 0-3.

Sapo nisi pjesa e dytë, Bayerni e thelloi më tej diferencën falë autogolit të Acerbit, ndërsa golin e nderit për Lazion e realizoi Correa. Sfida e kthimit në “Allianz Arena” pritet të jetë formalitet për kampionët e Bundesligës.

Më një këmbë jashtë Championsit Atletico e Madridit, që u mposht 0-1 në “Wanda Metropolitano” nga Chelsea, falë golit të Giroud në minutën e 68-të. “Los Colchoneros e reflektuan edhe në këtë kompeticion formën e dobët që shfaqën në javët e fundit në La Liga.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Aksidentohet rëndë ylli i golfit, Tiger Woods

Ylli i golfit, Tiger Woods është dërguar në spital, pasi ka marrë dëmtime serioze, si pasojë e një aksidenti me...

Close