

Ambasadori italian në Kongo ka ndërruar jetë pas një sulmi të kryer ndaj eskortës me të cilën ai po udhëtonte.
Mediat e huaja raportojnë se ai ishte pjesë e eskortës së Kombeve të Bashkuara ku grupe të armatosura kanë kryer një sulm duke vrarë disa prej personave që gjendeshin në të.
Mes të vrarëve është pikërisht edhe ambasadori italian si edhe atasheu ushtarak i Italisë.
Një grup i armatosur tentoi të marrë peng stafin e Kombeve të Bashkuara duke shkaktuar një përplasje të armatosur, e cila përfundoi me disa viktima, përfshi edhe ambasadorin italian.
Lajmin e hidhur e dha vetë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Italiane.
Luca Attanasio
Të ngjashme
Intervista tronditëse e çiftit Harry-Meghan/ Nga akuzat për racizëm në Familjen Mbretërore, mendimet për vetëvrasje dhe përplasjet e brendshme
Deutsche Welle: Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë
Historike, roboti i NASA nis eksplorimin në Mars, publikohen fotot
Shefi i NATO-s: BE-ja nuk mund ta mbrojë Evropën e vetme
Trazirat në Kapitol, komandanti i Gardës: Trupat u dërguan me tre orë vonesë
Dënimi i ish-presidentit Sarkozy, Deutsche Welle: Në Francë nuk është askush mbi ligjin
Italia regjistron 17,083 raste të reja me Covid-19 dhe 343 humbje jete në 24 orë
Akuzohet për korrupsion, dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez Sarkozy
Lini nje Koment