X

Sevilla fiton në Pamplona dhe parakalon Barcelonën


Sevilla nuk e la ti shpëtonte mundësia për t’u ngjitur në vendin e tretë në La Liga pas barazimit të papritur të Barcelonës përballë Cadizit. Skuadra andaluze fitoi 0-2 në Pampolona ndaj Osasunas, duke zhvendosur katalanët në vendin e katërt.

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të marrë maksimumin e pikëve përballë një kundërshtari që kishte ecuri mjaft pozitive në sfidat e fundit.

Golin e parë të Sevillas e realizoi Diego Carlos në minutën e 19-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë tundi rrjetën holandezi Luk de Jong. Përpjekjet e Osaunas në minutat në vazhdim nuk patën rezultat, kështu që Sevilla iu gëzua suksesit, që e rendit pas Real Madridit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dygolësh i Ronaldos, Juvja mposht Crotonen dhe ngjitet e treta

Dy gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo në fundin e pjesës së parë dhe finalizimi i Mckennie-t në fraksionin e...

Close