X

“Rezultate spektakolare në Mbretërinë e Bashkuar”/ Vaksinimi ul shtrimet në spital deri në 94%


Mbretëria e Bashkuar është një nga tre vendet, që ka avancuar më shpejt me vaksinimin e popullatës në mbarë botë.

Deri në këto momente më shumë se 17 milionë qytetarë në MB kanë marrë dozën e parë të vaksinës nga Pfizer ose AstraZeneca.

Rezultatet e para sugjerojnë se vaksinimi ka patur një rezultat “spektakolar”, duke parandaluar sëmundjet e rënda dhe duke ulur shtrimet në spital.

Shëndeti Publik në Skoci ka përpiluar të dhënat nga 1.14 milionë vaksinime, që tregojnë se pas dozës së parë të vaksinës, shtrimet në spital u ulën me 85% dhe 94% respektivisht nga vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca.

Kjo është shenja e parë e impaktit të vaksinës në jetën e përditshme, jashtë testimeve.

Tek personat mbi 80 vjeç, pati një ulje të përgjithshme të shtrimeve në spital me 81%.

Profesori që kryeson këto kërkime,  Aziz Sheikh, tha se rezultatet ishin “shumë, shumë impresionuese” dhe se të dyja vaksinat po funksionojnë në mënyrë “spektakolare”.

Në Mbretërinë e Bashkuar doza e dytë e vaksinës do të jepet nga tre deri në dymbëdhjetë javë pas dozës së parë, pasi studimet sugjerojnë se në këtë mënyrë mbrojtja është më e madhe.

Kryeministri Johnson ka lajmëruar se në MB çdo person mbi 18 vjeç, do të vaksinohet brenda muajit korrik 2021.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Bota Kryesore, KRYESORE, LAJME
Sulm i armatosur ndaj eskortës, vritet ambasadori Italian në Kongo

Ambasadori italian në Kongo ka ndërruar jetë pas një sulmi të kryer ndaj eskortës me të cilën ai po udhëtonte....

Close