

Ditën e sotme Partia Demokratike ka prezantuar programin për biznesin dhe anti-korrupsionin. Përfaqësuesja e PD, Ogerta Elezi, tha se kryeministri Edi Rama i ka braktisur shqiptarët.
Sipas saj, “Një Shqipëri pa biznes, pa investime të huaja dhe e zhytur në korrupsion, është një Shqipëri në të cilën sot është e pamundur të jetosh”.
Fjala e Ogerta Elezit:
Është e qartë për të gjithë! Për 8 vite, Rami i braktis shqiptarët!
Rama ka rrënuar ekonominë, ka rritur koston e jetesës, ka shtuar papunësinë. Rama ka shkatërruar vendin dhe na ka shuar shpresat.
Por më shumë se gjithçka tjetër, ai ka rrënuar bizneset shqiptare dhe ka vjedhur Shqipërinë.
Një Shqipëri pa biznes, pa investime të huaja dhe e zhytur në korrupsion, është një Shqipëri në të cilën sot është e pamundur të jetosh.
Raporti më prestigjioz i Bankës Botërore në nivel global “Doing Business” vazhdon të konfirmojë plagët e thella që ka hapur kjo qeveri prej vitesh në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes. Ne raportin e publikuar për vitin 2020 vendi ynë renditet i 82-ti ndër 190 ekonomi të botës.
Ndër 24 vendet e renditura të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore, Shqipëria është e 20-ta për sa i përket renditjes së saj dhe shumë më poshtë se mesatarja rajonale.
Përkeqësimin më të madh e shënoi në mbrojtjen e investimeve, ne sot renditemi në vendin e 111.
Faktet mbeten fakte dhe asnjë forme propagande nuk e fsheh dot të vërteten e hidhur.
Nuk është rastësi qe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e rendit Shqipërinë si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që në raportin e fundit të FMN, kritikohet mënyra se si kjo qeveri menaxhon buxhetin e shtetit dhe tenderit publikë. Ku janë dhënë 11 koncesionet të mëdha të gjitha pa garë me oferte të pakërkuar.
Nga ana tjetër KLSH ka raportuar se abuzimet me tenderit publikë nga qeveria i kanë kushtuar shqiptarëve 7.2 mal euro. Zyra e Adutit BE raporton se 1 në 3 tendera sot jepen pa garë.
Ne të gjithë e kemi ndjekur raportin e Global iniciativë ku shkruhet qarte se 36% e kompanive, kanë paguar të paktën një herë ryshfet që është shifra më lartë në rajonin.
Kompanitë sipas raportit kanë paguar 30% të vlerës së çdo tenderi duke e çuar vlerën e ryshfetit në 300 milion euro, para të dala nga xhepat tuaj qytetarë.
Te gjithë shqiptarët e kane te qarte dhe mezi po presin për momentin e kthesës së madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane.
Është koha për zgjidhje, është koha për angazhime konkrete dhe një qeveri që punon për shqiptarët dhe për ekonominë.
Ndaj, jam sot këtu të mbështes Lulëzim Bashën dhe Partinë Demokratike, sepse besoj se me angazhimin e tij serioz dhe me një program të qartë e konkret Basha mund të sjellë një ndryshimin e madh për vendin tonë.
Unë kam besim tek ju, z. Lulëzim Basha dhe jam e sigurt se ju nuk do të më zhgënjeni mua apo qytetetarët e Shqipërisë.
Bashkë ne do të fitojmë!
Ju faleminderit!
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Zbardhet vendimi/ Artan Shkëmbi dekonspiroi operacionin gjerman për hetimin ndaj dy shqiptarëve për trafik kokaine, Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin e tij nga detyra
Çfarë pritet të ndodhë? Komiteti i Ekspertëve mblidhet të hënën për masa të reja
Aksident në rrugën e Rinasit/ Makina përplas motorin, plagoset shoferi
“Jam i dëshpëruar!” Thirrja e fortë dhe trishtuese e një infermieri
Covid-19 /Shënohen 37 raste të reja në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit
“100 dështimet e Ramës”/ Lulzim Basha: Beteja kundër drogës nuk është histori suksesi, raporti i OKB thotë se Shqipëria është vend origjine
Shkurti, muaji më i zi/ Në Shqipëri humbën jetën 416 qytetarë si pasojë e Covid-19. Qeveria refuzoi izolimin
Radhë kilometrike në doganën e Morinës
Lini nje Koment