

79 është numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 në qarkun e Beratit në 24 orët e fundit. Siç edhe shihet nga shifrat, ato janë duke u rritur nga dita në ditë, ndërkohë që shpërndarja e rasteve sipas qyteteve është: 56 raste në Berat, 17 raste në Kuçovë, 3 raste në Urë-Vajgurore dhe 3 raste në Skrapar.
Mes të prekurve me koronavirus regjistrohen mësues, nxënës dhe edukatore. 2 mësues dhe 2 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Lumas në rrethin e Kuçovës, 1 mësuese në gjimnazin “5 Tetori” në Kuçovë, 3 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, 1 mësuese në shkollën “Mehmet Ali Vrioni” në Berat, 3 nxënës në një shkollë 9-vjeçare në Skrapar dhe 1 edukatore në fshatin “Dragot” në Kuçovë rezultojnë mes rasteve pozitive të regjistruara në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit.
Mes të prekurve me Covid-19 të ditës së sotme regjistrohen edhe të infektuar në disa qendra shëndetësore dhe në biznese private, ku 2 infermiere në fshatrat Pobrat e Guri i Bardhë në Urë-Vajgurore dhe 4 punonjëse në një fasoneri në qytetin e Kuçovës janë konfirmuar “pozitivë” me SarsCov-2. Rastet e të prekurve me Covid-19 të 24-orëve të fundit edhe sot rezultojnë të jenë të të gjitha moshave, duke filluar nga 19-72 vjeç, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 1059.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
“Më erdhi në majë të hundës, tre muaj pa punë”/ Flet mësuesi që dogji DAR Fier, Alushaj: Jam me tre fëmijë të vegjël
Debat i fortë në distancë mes Ramës dhe Dukës: O robo, të pëlqenin vezët e mia derisa…
Emrat/ Tre të plagosur me armë zjarri. Njëri dërgohet në Tiranë, ndërsa dy të tjerë… Ja gjendja shëndetësore e tyre
“Rama, problemi i Shqipërisë”, PD: Shqiptarët të lodhur nga premtimet boshe, koha për ndryshim!
Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, i bashkohet koalicionit opozitar
Ralf Gjoni njofton tërheqjen nga politika: Pata oferta për të qenë në lista, por nuk e ndjej veten mjaftueshëm të fortë
Basha bën gati listën, kryesia pritet të mblidhet në orën 20:00
“Jam më i votuari në qarkun e Beratit”- U rendit i shtati, Lefter Maliqi: Unë do dal deputet. Ja çfarë thotë nëse do e braktisë sërish LSI-në
Lini nje Koment