

Shqiptari i dyshuar për vrasjen e Armando Beqirit në Islandë ka mohuar akuzën. I arrestuari rreth 40-vjeç, sipas medieve në Reikjavik ka deklaruar në dëshminë e tij para hetuesve se nuk është i përfshirë në ngjarjen e së shtunës së kaluar. “Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen” ka deklaruar ai, shkruajnë mediat islandeze.
Por kush e vrau shqiptarin? Sipas medieve, ekzistojnë dy pista. “E para mund të jetë një vrasje e urdhëruar, e dyta nëse mund të ketë pasur ndonjë armiqësi mes dy personave” thuhet në artikull.
Autoritetet islandeze vijojnë hetimet, ndërsa një provë kyçe pritet që të jetë edhe telefoni i viktimës, teksa pritet që të “zbërthehet” për të analizuar komunikimet që ka pasur. Deri tani janë arrestuar 10 persona nga 7 shtete, autori kryesor si i dyshuar për vrasjen është shqiptar.
Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.
Shqiptari që kishte disa vite në Islandë, sipas mediave bazuar te informacionet nga policia nuk kishte konflikte./
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Spiropali: Koha e opozitës ka mbaruar, vetëm Edi Rama i garanton të ardhmen Shqipërisë!
Aksidenti në Fier, shkon në dy numri i viktimave, arrestohet shoferi
VIDEO/ Momenti kur greku largohet me furgon të bardhë pasi ekzekuton Devi Kasmin
Ekzekutimi i Devi Kasmit, gjykata lë në burgim të përjetshëm ish-komandon grek Eftimio Eftimiu
Shkoi për peshkim, gjendet i mbytur 71-vjeçari në Darzezë të Fierit
SPAK mbyll hetimet, i komunikohet akuza gjyqtares Mimoza Margjeka: Korrupsion pasiv!
Basha pas marrëveshjes me Kryemadhin: Të shkojmë fshat më fshat dhe qytet më qytet për fitore
Kryemadhi: I domosdoshëm bashkimi përballë një sekti kriminal më 25 prill!
Lini nje Koment