

Lëvizja Vetëvendosje synon që ta formojë e vetme Qeverinë e re të Kosovës dhe për këtë janë në pritje të numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se vullneti i qytetarëve i shprehur në këto zgjedhje nuk ka qenë kurrë më i qartë.
“Tanimë që ka përfunduar numërimi i votave të rregullta, jemi në pritje të fillimit të numërimit edhe të votave me kusht si dhe ato të diasporës, të cilat kësaj radhe janë më shumë në numër se në çdo proces tjetër zgjedhor. Vullneti i qytetarëve i shprehur në këto zgjedhje kurrë nuk ka qenë më i qartë”, ka thënë ai.
Sipas Kryeziut, qytetarët duan ndryshim rrënjësor si në të bërit politikë, ashtu edhe në qeverisje.
“Vendi ka nevojë për një qeveri të re, pasi që për më shumë se shtatë muaj ka pasur një jolegjitimet dhe qeveri e jashtëligjshme. Ne presim që të kemi numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë dhe institucioneve tjera”, potencoi Kryeziu.
Si përfundim, Kryeziu thotë se të gjitha votat duhet numëruar me kujdes dhe të bëhet certifikimi sa më shpejt.
“Është tejet e rëndësishme që të gjitha votat të numërohen me kujdes e të certifikohen pa humbur kohë, ashtu që të mund të vazhdojmë sa më parë me formimin e institucioneve”, u shpreh zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, ku nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora, në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%.
PDK është radhitur e dyta me 137,659 vota apo 16.77%.
LDK është radhitur e treta me 107,507 vota apo 13.08%.
AAK është radhitur e katërta me 58,743 vota apo 7.43%.
Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%.
Së fundi, KQZ-së i është rekomanduar që të bëjë rinumërimin e 494 vendvotimeve, pasi që sipas Qendrës për Numërimin e Rezultateve, në këto vendvotime kanë ndodhur disa gabime.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Shkurti, muaji më i zi/ Në Shqipëri humbën jetën 416 qytetarë si pasojë e Covid-19. Qeveria refuzoi izolimin
Berisha nxjerr listën: Arbjan Mazniku merr 12 paga në muaj
Pabarazia varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Batutat e lodhura të Veliajt nëpër kafene me militantët, përsërit të njëjtat gjëra për familjen e Lulzim Bashës
Prag fushate/ Lejet e ndërtimit u rritën me 2.3 herë në fund të vitit 2020
“Babëzia në pandemi”, Meta thirrje qeverisë: Rimbursoni ilaçet për qytetarët që janë kuruar në shtëpi!
Nami në TV/ “Nga fitorja, në fitore”, në sondazhin e Top Channel, Rama shpartallon edhe vetëveten!
Bardhi kallëzon në SPAK Ballën: Vartësit e tij marrin në telefon qytetarët dhe i kërcënojnë për votën!
Lini nje Koment