X

Ilir Meta reagon ashpër ndaj Ramës dhe Mero Bazes: Ja si e mashtrojnë publikun, me shpifje ndaj Presidentit!


Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në Vlorë, ku ka denoncuar atë që e quan përpjekje të regjimit për të shpifur ndaj presidentit, duke përdorur media që janë në shërbim të mazhorancës.

Meta ka reaguar ndaj një shkrimi në gazetën Tema, ku thuhet se presidenti viziton Vlorën natën fshehurazi.

Presidenti e hodhi poshtë këtë, duke e quajtur një “shpifje” dhe “mashtrim” të orkestuar nga “kryeoligarku”, duke i’u referuar kryeministrit Rama.

Presidenti tha se nuk ka asnjë nevojë të dalë natën nëpër takime me qytetarët, sepse nuk ka arsye t’i frikësohet qytetarëve të Vlorës dhe sqaroi se fotografitë e publikuara nga Gazeta Tema, janë fotografi të cilat i ka publikuar edhe stafi i tij. Meta shtoi se ka takuar qytetarët e Selenicës, të cilët e kanë kërkuar vetë takimin me Presidentin.

Dua të falenderoj nga zemra gazetën Tema dhe kryeministrin, që më dhanë mundësinë për të parë se Vlora është e mrekullueshme, jo vetëm gjatë fundjavës por edhe në fillim të javës. Për arsye të gënjeshtrave të tyre të pacipa, aspak profesionale, tepër fyese për median e lirë, për qytetarët që duhet të informohen dhe jo dezinformohen.

I falenderoj, sepse mezi prita të mbaroj orarin zyrtar për të ardhur në Vlorë, të prgjigjem për shpifjen sikur presidenti vjen vetëm natën në Vlorë. Gënjeshtra që është shndërruar në sistem, duhet ta marrë përgjigjen ballore.

Ju këtu keni një shkrim të sotëm te Gazeta Tema, e cila pretendon sikur presidenti ka qenë fshehurazi në Vlorë për të kërkuar vota. Këtu keni të njëjtën foto, nga Selenica, ku presidenti ka takuar qytetarët me stafin e tij.

Si gazetarë profesionistë që jeni, do t’ua lë fotot dhe verifikojeni nëse janë apo jo banorë dhe përfaqësues të Selenicës, që e kërkuan takimin me presidentin, pasi i mashtroi qeveria.

Pasi u njoha me këtë shkrim mashtrues, bëra një reagim zyrtar për mashtrimin skandaloz jashtë çdo etike profesionale.

Nuk jam i habitur nga reagimi i botuesit të lajmit, por më habiti deklarata e kryeministrit, që tha se presidenti ka ikur nga trutë.

Do t’ua lë ju këto foto, ti verifikoni dhe për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi, të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, me qëllim të përjetësojë, një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe të gjithë Shqipërinë. I them atij, sa herë të më përmendi për Vlorën, përgjigjen do ta ketë nga këtu në Vlorë.

E meriton Vlora të mos jetojë me gënjeshtra, e meriton Selenica të mos gënjehet më. E di shumë mirë Selenica që presidenti ka vajtur në mes të ditës dhe e kanë kërkuar ata presidentin.

Janë këta, që jo vetëm e tradhëtuan projektin që e integronte Selenicën, por u tallën dhe kërkojnë ta mashtrojnë me asfalt elektoral”, u shpreh Meta.

VIDEO:

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Olta Xhaçka: Jam e shokuar nga vrasja e ambasadorit italian në Kongo

Ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, shpreh trishtimin për sulmin në Kongo, ku mbeti i vdekur ambasadori italian...

Close