X

Emri/ Biznesmeni i ndërtimit, shqiptari kapet me mbi 300 mijë euro drogë në Itali. Ja kush është ai


Policia italiane ka sekuestruar një sasi droge, e cila nëse  do të shitej në treg, do të kapte vlerën e mbi 300 mijë eurove.

Në pranga për posedimin e kësaj sasie kaq të madhe të lëndës narkotike kanë rënë një shqiptar dhe një italian.

Shqiptari i arrestuar për posedim të më shumë se 300 mijë euro drogë është Dorian Resili, kurse italiani i prangosur me të është Andrea Giustetti, 50 vjeç. Të dy janë pronarë të një kompanie ndërtimi.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kuti në një garazh, kurs ejanë gjetur edhe copa letrash. Policia po verifikon nëse në letra ka mesazhe të rëndësishme, për të zbuluar më shumë rreth operacionit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kush e vrau Armando Beqirin? Flet shqiptari i arrestuar në Islandë

Shqiptari i dyshuar për vrasjen e Armando Beqirit në Islandë ka mohuar akuzën. I arrestuari rreth 40-vjeç, sipas medieve në...

Close