

Dy gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo në fundin e pjesës së parë dhe finalizimi i Mckennie-t në fraksionin e dytë i dhanë fitoren 3-0 Juventusit përballë Crotones në sfidën përmbyllëse të javës së 23-të të Serisë A. Një sukses që e katapulton “Zonjën e Vjetër” në vendin e tretë, duke parakaluar tri skuadra: Romën, Atalantën dhe Lazion.
Vështitë të mendohej se skuadra e vendit të fundit do të kishte mundësi t’i rezistonte kampiones në fuqi në “Allianz Stadium”. Në fakt, deri në minitën e 38-të, Crotone mundi t’i zbrapste sulmet e bardhezinjve, por pikërisht 7 minuta para përfundimit të pjesës së parë CR7 zhbllokoi takimin me kokë, i shërbyer nga Alex Sandro.
Gjyqtari u sinjalizua nga sistemi VAR për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por gjyqtari Valerio Marini konfirmoi golin si të rregullt. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Ronaldo realizoi golin e dytë, sërish me kokë, këtë herë në bashkëpunim me Aaron Ramsey-n, që krosoi saktë për portugezin.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions
“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos kërkoi…” futbollisti shqiptar zbardh prapaskenën me Borussia Dortmund
Napoli bën detyrën: Fitore qetësie për Gattuson, Mertens rigjen golin
Reali i gatshëm të bëjë çmendurira në merkato, klubi madrilen ofron 85 milionë euro për yllin e Dortmundit
Juventusi mendon për sezonin tjetër, ka dy objektiva për sulmin
“Bomba” e merkatos/ Bekam “shënjestron” Mesin dhe Kristiano Ronaldon për t’i transferuar te… Inter Majemi
Inter nuk ndalet në Serie A, zikaltërit mundin 3-0 Genoa dhe shkëputen në krye të renditjes
FOTO/ Leotta dhuron “show”, McKennie fiksohet me linjat e gazetares
Lini nje Koment