

Manchester United është në kërkim të një portieri. De Gea prej kohësh ka dalë jashtë preferencave të klubit për shkak të paraqitjeve jo gjithnjë pozitive që portieri spanjoll ka treguar në vitet e e fundit. Anglezët po kërkojnë të përfitojnë aq sa munden nga kartoni i 30-vjeçarit, i cili ka një kontratë deri në 2023-in. Interes kanë shafqur PSG, Bayern Munich dhe Juventusi, teksa në anën tjetër United po mundohet të gjej zëvendësuesin e tij. I pari në listë është portieri i Milanit, Gianluigi Donnaruma.
21-vjeçari që më datë 25 shkurt do të festojë 22-vjetorin, nuk ka rinovuar ende kontratën me kuqezinjtë dhe nëse nuk vjen akordi deri në qershor, atëherë mund të largohet me parametër 0, diçka që i intereson tej mase Manchester United, sepse të përfitosh një portier në moshë kaq të re, me kaq shumë talent, që është edhe numri 1 i përfaqësueses italiane, pa shpenzuar asgjë për kartonin është një okazion që nuk para të ofrohet në futbollin modern.
Përfaqësuesi i Gigios, Mino Raiola, ka kohë që kërkon një klub me potencial të lartë ekonomik, dhe me portierin në fund kontrate mund të kërkoj shifra astronomike për pagën e tij, shifra që drejtuesit e Manchester United ndoshta janë të gatshëm t’i shpenzojnë. Donnaruma edhe pse është vetëm 21-vjeç, në sfidën ndaj Interit luajti ndeshen numër 200 në Serinë A.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions
“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos kërkoi…” futbollisti shqiptar zbardh prapaskenën me Borussia Dortmund
Napoli bën detyrën: Fitore qetësie për Gattuson, Mertens rigjen golin
Reali i gatshëm të bëjë çmendurira në merkato, klubi madrilen ofron 85 milionë euro për yllin e Dortmundit
Juventusi mendon për sezonin tjetër, ka dy objektiva për sulmin
“Bomba” e merkatos/ Bekam “shënjestron” Mesin dhe Kristiano Ronaldon për t’i transferuar te… Inter Majemi
Inter nuk ndalet në Serie A, zikaltërit mundin 3-0 Genoa dhe shkëputen në krye të renditjes
FOTO/ Leotta dhuron “show”, McKennie fiksohet me linjat e gazetares
Lini nje Koment