

Roma barazoi 0-0 në fushën e Beneventos në një sfidë të cilën duhej ta kishte fituar për faktin e thjeshtë se luajti që nga minuta e 57-të me një lojtar me shumë për shkak të ndëshkimit të Glik me kartonin e dytë të verdhë. Dy pikë të lëna nga verdhekuqtë, të cilët ruajnë vendin e tretë, por ndiejnë nga pas presionin e Atalanatës, Lazios, Juventusit dhe Napolit.
Gjatë pjesës së parë Lapadula fillimisht realizoi një gol në pozocion jashtë loje, më pas u rrëzua në zonë duke pretenduar 11-metërsh, por që episodi nuk u vlerësua i tillë nga gjyqtari kryesor.
Pas ndëshkimit të Glik me karton të kuq, Roma e rriti presionin në gjysmëfushën e Beneventos, por as Kardsorp dhe as Lorenzo Pellegrini në fundin e sfidës nuk e gjetën dot rrjetën. Në kohën shtesë kryesori fillimisht vërshëlleu për 11-metërsh në favor të Romës, për një ndërhyrje të gabuar të Daam Foulon, por pas rishikimit të pamjeve nëpërmjet sistemit VAR e ktheu vendimin, duke të zhgënjyer pa masë futbollistët verdhekuq.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions
“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos kërkoi…” futbollisti shqiptar zbardh prapaskenën me Borussia Dortmund
Napoli bën detyrën: Fitore qetësie për Gattuson, Mertens rigjen golin
Reali i gatshëm të bëjë çmendurira në merkato, klubi madrilen ofron 85 milionë euro për yllin e Dortmundit
Juventusi mendon për sezonin tjetër, ka dy objektiva për sulmin
“Bomba” e merkatos/ Bekam “shënjestron” Mesin dhe Kristiano Ronaldon për t’i transferuar te… Inter Majemi
Inter nuk ndalet në Serie A, zikaltërit mundin 3-0 Genoa dhe shkëputen në krye të renditjes
FOTO/ Leotta dhuron “show”, McKennie fiksohet me linjat e gazetares
Lini nje Koment