

Fundjava e sulmit kuqezi në Europë ka vazhduar me gola të tjerë për lojtarët që janë në planet e trajnerit Edi Reja për ndeshjet e muajit mars. Pas Sokol Çikalleshit, Myrto Uzunit dhe Armando Brojës, radhën e kishte një nga të preferuarit e trajnerit, Rei Manaj. Ky i fundit ka kontribuuar me dy gola në suksesin e thëllë 6-0 të Barcelonës B, e cila e sheh veten përsëri në garë për ngjtijen në La Liga 2.
Në fillim të edicionit, Barcelona B hoqi dorë nga plani për t’u ngjitur një kategori më lart, pasi të gjithë talentet e akademisë kaluan te ekipi i parë ose u huazuan në klube të tjera. Manaj mbeti pjesë e ekipit meqë nuk u gjet një blerës për sulmuesin shqiptar me shifrat që kërkonin katalanasit. Por ekipi po bën mirë, ndoshta edhe më mirë se në edicionin e kaluar dhe tani e sheh veten plotësisht në garë për ngjitjen një nivel më lart.
Kjo është padyshim edhe meritë e Manajt, i cili po shënon me rregullsi të admirueshme dhe po e shtyn këtë ekip drejt vendeve në play-off për ngjitjen. Sot, përballë Hospitalet, Manaj shënoi dy gola në suksesin e thellë 6-0. Ai realizoi golin e parë të sifdës me një gjuajtje me kokë, e pastaj atë të 3-0 me një penallti në fundin e pjesës së parë.
Kjo fitore çon Barcelonën B në vendin e tretë, në grupin e skuadarve që tentojnë ngjitjen më lart, por sigurisht ishte e rëndësishme për Manajn, i cili tregoi se po bën atë për të cilën Barcelona e kishte kontraktuar një vit më parë.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions
“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos kërkoi…” futbollisti shqiptar zbardh prapaskenën me Borussia Dortmund
Napoli bën detyrën: Fitore qetësie për Gattuson, Mertens rigjen golin
Reali i gatshëm të bëjë çmendurira në merkato, klubi madrilen ofron 85 milionë euro për yllin e Dortmundit
Juventusi mendon për sezonin tjetër, ka dy objektiva për sulmin
“Bomba” e merkatos/ Bekam “shënjestron” Mesin dhe Kristiano Ronaldon për t’i transferuar te… Inter Majemi
Inter nuk ndalet në Serie A, zikaltërit mundin 3-0 Genoa dhe shkëputen në krye të renditjes
FOTO/ Leotta dhuron “show”, McKennie fiksohet me linjat e gazetares
Lini nje Koment