

Ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”, janë vaksinuar disa personazhe publike, të caktuar si “personalitete” nga kryeministri Rama.
Këto personalitetete, janë përzgjedhur të vaksinohen përpara të moshuarve të tjerë të kategorisë 80+, për shkak të kontributeve të tyre në karrierat përkatëse.
Kujtojmë se ky është një vendim personal i kryeministrit Rama, që vaksinat të mos shpërndahen dhe aplikohen vetëm sipas kritereve strikte të autoriteteve shëndetësore, bazuar në të dhëna shkencore, për kategoritë më të rrezikuara, por brenda këtyre kategorive të ketë edhe persona më të privilegjuar se të tjerët, duke aplikuar kritere subjektive dhe duke bërë një ndarje të popullsisë, të pangjashme me fushatat e vaksinimit në vendet perëndimore, ku personalitetet presin rradhën.
Kujtojmë këtu se edhe Mbretëresha e Anglisë dhe familja mbretërore, priti rradhën për t’u vaksinuar dhe nuk u caktuan si personalitete nga qeveria, për të shmangur rradhën.
Një ngjarje mjaft interesante ka ndodhur jashtë dyerve të stadiumit, ku një 91 vjeçar është paraqitur i paftuar dhe ka deklaruar se dëshiron të vaksinohet sepse edhe ai është personalitet.
Kujtojmë se presidenti Ilir Meta, e ka quajtur këtë praktikë ku kryeministri zgjedh se kush do të vaksinohet “një ndarje klasore” të denjë për një diktaturë.
Ndiqni më poshtë fotot e personaliteteve të vaksinuar, ku bëjnë pjesë Alfred Moisiu, Margarita Xhepa, Roza Anagnosti, Dhimitër Anagnosti dhe Pirro Milkani.
/TPZ.al/
Të ngjashme
Shkurti, muaji më i zi/ Në Shqipëri humbën jetën 416 qytetarë si pasojë e Covid-19. Qeveria refuzoi izolimin
Berisha nxjerr listën: Arbjan Mazniku merr 12 paga në muaj
Pabarazia varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Batutat e lodhura të Veliajt nëpër kafene me militantët, përsërit të njëjtat gjëra për familjen e Lulzim Bashës
Prag fushate/ Lejet e ndërtimit u rritën me 2.3 herë në fund të vitit 2020
“Babëzia në pandemi”, Meta thirrje qeverisë: Rimbursoni ilaçet për qytetarët që janë kuruar në shtëpi!
Erion Veliaj punon në TV, ka braktisur detyrën për t’u “zhytur” në fushatën e PS-së
Nami në TV/ “Nga fitorja, në fitore”, në sondazhin e Top Channel, Rama shpartallon edhe vetëveten!
Para ligjit te gjithe te barabart