X

Armando Broja gol PSV-së, por Vitesse humb me përmbysje


Goli i Armando Brojës nuk i mjaftoi skuadrës së Vitesses në transfertë me PSV Eindhovenin, pasi skuadra vendëse përmbysi gjithçka duke fituar në fund me rezultatin 3-1.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare zhbllokoi takimin që në minutën e katërt, me një goditje të saktë brenda zonës, pas një aksioni të shpejtë dhe me kombinime të sakta të lojtarëve miq. Për lojtarin kuqezi ishte finalizimi i 8-të në Eredivisie në këtë sezon, ku është aktivizuar në 19 ndeshje.

Deri në minutën e 66-të rezultati mbeti i pandryshuar, por pikërisht në këtë moment Malen ktheu baraspeshën, për t’ia lënë skenën më pas Mario Gotzes, që realizoi dy herë brenda dy minutave lojë në fundin e takimin.

Në sfidat e tjera Twente barazoi 2-2 me Feyenoordin, Hereenven – Groningen përfundoi 1-1 dhe Waalwijk – Heracles 3-0.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Manaj me një tjetër dygolësh për Barcelona B

Fundjava e sulmit kuqezi në Europë ka vazhduar me gola të tjerë për lojtarët që janë në planet e trajnerit...

Close