

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po ballafaqohen me valën e të ftohtit dhe në veçanti Teksasi, ku miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, vullnetarët kanë filluar t’i ndihmojnë për të tejkaluar këtë krizë.
Mes tyre është edhe çifti i bashkëshortëve shqiptarë nga Kosova, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, të cilët janë pronarë të restorantit Bella Italia Ristorante në Teksas, të cilit hapën dyert për të gjithë ata qytetarë në nevojë.
Madje treguan edhe njëherë zemërgjerësinë dhe mikpritjen e traditën shqiptare – se duhen ndihmuar të tjerët në ditët më të vështira. Ari dhe Blinera këto ditë kanë shërbyer më shumë se 500 vakte me ushqim falas.
Dyshja ishin të ftuar edhe në televizionin Fox, ku me modesti folën për atë se çfarë i shtyu të ndërmarrin këtë veprim. Ari tha se dy vite më parë kur filluan biznesin ishte një përvojë e veçantë, e pas pandemisë së COVID-19, menduan se do të falimentojnë, por ishin klientët ata që i ndihmuan të mbijetojnë, raporton Telegraf.
Ndërkohë Teksasi ka mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, çifti shqiptar u detyruan të përgatisin ushqimin dhe t’ua servirin qytetarëve.
Kujtojmë që Ari ishte vetëm 14-vjeç kur u largua nga Kosova gjatë luftës në vitin 1999 duke emigruar në SHBA, e sot përpos që është i suksesshëm në biznes – po duartrokitet nga komuniteti për gjestin e tij dhe faktin që së bashku me bashkëshorten për asnjë moment nuk hezituan të ndihmojnë qytetarët.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Mbyllet një nga faqet më të njohura të memeve, ‘Brryli Broadway’ bllokohet në rrjetet sociale
Ardit Gjebrea ka dy fjalë për prezantuesit që e zëvendësuan/ Zbulon kur do rikthehet
Rudina Magjistari publikon foto nga fëmijëria! Do ta njihnit si dukej para 25 vitesh?
Lulzim Basha heq kostumin zyrtar dhe merr timonin, bashkëshortja nxjerr foton nga udhëtimi
“Do vonohem për vaksinimin”, 88-vjeçari francez kapet duke ngarë makinën me 191 kilometra në orë
Misioni ynë është komunikimi pa ndërprerje
Dojna Mema s’lëviz nga shtëpia e mamit pa i plotësuar Vlashenti këtë kusht
Hueyda El Saied heq dorë nga kaçurrelat, bën ndryshimin drastik me look-un e ri
Lini nje Koment