

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka treguar disa nga pikat që janë pjesë e planit të tij për ndaljen e ikjeve të qytetarëve nga Shqipëria.
Në një prononcim për mediat, pak pas takimit me komisioneren e BE, Ylva Johansson, lideri demokrat tha se korrupsioni qeveritar ka bërë që të mbyllen rrugët për në Europë.
“Kërkesat për azil janë shtuar, pasi Edi Rama ka dështuar që të plotësojë kushtet minimale. Edi Rama ka dështuar në çdo rrafsh. Shqipëria gëzon frytet e heqjes së vizave, ku unë si ministër i Brendshëm dhe pjesë e asaj qeverise, bënë të mundur plotësimin e këtyre kushteve. Vota e shqiptarëve është garancia për hyrjen në 25 prill.
Dhe këto kushte do të plotësohen. Do të mundësohet që në vendin tonë të hapen vende pune, s’do të detyrohen bijtë dhe bijat e shqiptarëve që të kërkojnë rrugët e emigrimit. Ne kemi një plan për arsimin, për ekonominë.
Korrupsioni i qeverisë i ka mbyllur rrugët e Evropës dhe ka vjedhur miliarda euro. Përmes këtij investimi në 25 prill nuk do të fitojë vetëm PD, por do të fitojnë shqiptarët. Emigracioni ka qenë dhe mbetet realitet 30-vjeçar në Shqipëri.
Por me një klimë biznesi që do të hapë vende të reja pune, vende pune të kualifikuara, sektor privat që jep paga të larta, të rinjtë shqiptarë do të kenë të gjitha kushtet dhe motivimin për të qëndruar këtu,” tha Basha.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Shkurti, muaji më i zi/ Në Shqipëri humbën jetën 416 qytetarë si pasojë e Covid-19. Qeveria refuzoi izolimin
Berisha nxjerr listën: Arbjan Mazniku merr 12 paga në muaj
Pabarazia varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Batutat e lodhura të Veliajt nëpër kafene me militantët, përsërit të njëjtat gjëra për familjen e Lulzim Bashës
Prag fushate/ Lejet e ndërtimit u rritën me 2.3 herë në fund të vitit 2020
“Babëzia në pandemi”, Meta thirrje qeverisë: Rimbursoni ilaçet për qytetarët që janë kuruar në shtëpi!
Nami në TV/ “Nga fitorja, në fitore”, në sondazhin e Top Channel, Rama shpartallon edhe vetëveten!
Bardhi kallëzon në SPAK Ballën: Vartësit e tij marrin në telefon qytetarët dhe i kërcënojnë për votën!
Lini nje Koment