X

Ballkani Perëndimor dhe Europa në kohët e pandemisë COVID-19

Nga Bardh Spahia

Gara per vaksinen e COVID-19 eshte nje shembull historik mbi cfare mund te arrije kerkimi shkencor, por ne te njeten kohe ka nxjerre ne pah sfidat politike se si te perballemi me nje krize shendetesore globale.

Per BE-ne, shperndarja e vaksines eshte nje test politik jo vetem brenda kufijve te saj por edhe me fqinjet. Nderkohe qe shume vende europiane kane filluar tashme fushatat e vaksinimit qe nga Dhjetori 2020, vendet kandidate te Ballkanit Perendimor jane akoma ne pritje.

Steka nuk mund te ishte me e larte se kaq. Si doktor dhe ish Zv. Minister i Shendetesise se Shqiperise, me shqeteson fakti qe kontinenti Europian mund te gjendet me imunitet te pjesshem nese vendet e Ballkanit Perendimor nuk vaksinohen me ritme me te shpejta. Zotimi i BE per te alokuar 70 milion Euro per vaksinimin e gjashte vendeve te bllokut, eshte nje hap ne drejtimin e duhur. BE eshte gjithashtu kontribuesi me i madh i mekanizmit COVAX te OBSH-se qe do mbeshtese shperndarjen e vaksines ne Ballkan dhe vende te tjera me pak te privilegjuara neper bote.

Megjithate, pa mbeshtetje te metejshme, Ballkani Perendimor do mbetej prape mbrapa.Ne fakt, pergjate gjithe gjysmes se vitit 2021, Shqiperia shpreson te marre vetem 141,600 doza nga iniciativa COVAX, Bosnia dhe Hercegovina 153,600 dhe Mali i Zi 84,000. Keto nuk mjaftojne as per te mbuluar pjesen vulnerabel te popullsise, lere me te arrije imunitetin e tufes.

Ballkani ka nevoje per Europen me shume se kurre dhe eshte jetike qe te gjithe te punojme sebashku per te rritur bashkepunimin dhe koordinimin, ne menyre qe te arrijme nje mbeshtetje me te madhe nga partneret tane europiane. Por kjo sdo te thote qe mjafton te bejme kerkese dhe te presim mberritjen e ndihmes; ky eshte nje moment pergjegjesie dhe ne nivel kombetar, ne duhet te bejme te pamunduren brenda vendeve tona per te mbrojtur bashkekombasit tane gjate ketyre koheve te veshtira.

Fatkeqesisht, ne Shqiperi, kjo pandemi ka theksuar edhe me tej gjendjen e keqqeverisjes dhe te sistemit tone shendetesor. Infrastruktura e sistemit shendetesor eshte ne gjendje te mjere, kapacitetet per testim, gjurmim dhe trajtim jane shume te limituara, kjo edhe per arsye se shume mjeke dhe infermiere jane larguar gjate viteve te fundit nga Shqiperia ne kerkim te mundesive me te mira ne vende te Europes. Akoma sot mungon nje strategji kombetare per menaxhimin e COVID-19. Mungon gjithashtu transparenca nga ana e qeverise mbi egzistencen ose jo te nje marreveshje me kompani prodhuese te vaksines. Votuesit dhe politikanet vazhdojne te mbeten ne terr informativ.

Kjo mungese transparence dhe informacioni ka rritur mungesen e besimit nga ana e publikut, nje element kyq per suksesin e cdo fushate vaksinimi.
Ne menyre qe te kthejme faqen, eshte jetike te garantohet koordinimi dhe mbeshtetja e BE-se. Eshte njelloj jetike te tregohet lidership dhe vendosmeri ne menyre qe njerezve tu ofrohet nje strategji koncize dhe plan dalje nga kjo situate jashtezakonisht e veshtire.

Duhet te veprojme shpejt duke mos nenvleresuar pasojat e vonesave. Pervec ne rradhe te pare, kostos tragjike te humbjes se jeteve njerezore, lockdown dhe kufizimet e tjera do vazhdojne te demtojne ekonomite lokale dhe te varferojne me tej popullsine. Humbja e lirise se levizjes, lirise se tregtise, te kembimit kulturor, te punes dhe arsimimit do na kushtojne shume, sidomos rinise tone.

Ne jemi akoma ne kohe per te kthyer kete sfide ne nje mundesi historike per vendin ne menyre qe te forcojme mardhenien tone me BE duke promovuar kujdesin shendetesor, zhvillimin ekonomik dhe stabilitet ne vendet tona edhe ne te ardhmen. Ne si njerez duhet te punojme sebashku; per ta thene me fjalet e John Donne: “No man is an island…if a clod be washed away by the sea, Europe is the less”.

Western Balkans and Europe in times of COVID-19 pandemic

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
BE-ja nuk duhet të jetë gjykatëse e mosmarrëveshjeve historike në Ballkan

Nga Tomáš Petříček & Ivan Korčok “EuObserver” Dhjetorin e vitit të kaluar, Sllovakia dhe Çekia nuk mbështetën draftin e Këshillit...

Close