X

Nana ime e moshuar nuk është personalitet, por ky sigurimsi është personalitet, prandaj të vaksinohet


Nga Enkel Demi

Edi Rama foli dhe një herë për situatën: “Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi, kur vdesin e të mbajmë fjalim…”.

Unë kam nanën në shtëpi, grua zonjë, e moshuar, por nuk ka qenë kurrë komuniste, ish-sigurimse dhe me kriteret e kryeministrit të Shqipërisë asnjë herë në anën e duhur të historisë. Natyrisht, meqë nuk plotëson kriteret e këtilla i thashë sot të ngrohet në diell, sepse përfiton dy gjëra; e para, theket, e dyta, merr vitaminë D qelepir.

Zeqiri Mero, nëse më në fund nuk i është dhjerë shpirti, ishte 100 vjeç, kur e përqafonte gjithë dashuri Rilindasi.

Sipas gazetarit Dashnor Kaloçi në vitin 1945 Zeqiri Mero ka zbatuar një radiogram urgjent të firmosur nga Enver Hoxha, me cilësinë e Komandantit të Pergjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare.

Ky radiogram aprovonte dënimin me vdekje të gjashtë personave, gjykuar nga një Këshill Gjyqësor Ushtarak i Divizionit të III-të, të Korparmatës së Dytë, të kryesuar nga Kryetari, Irakli Bozo (major) dhe prokuror, Ziqiri Mero, kapiten i parë.

Zeqiri Mero është “personalitet” i padiskutueshëm që është vlerësuar me një dekoratë nga Rusia në vitin 2015, me motivacionin që ka qenë i angazhuar në formacionet partizane, në zona të ndryshme të vendit, duke luftuar kundër pushtuesve fashistë. Në nder të tij gjithashtu një rrugë në Korçë thërritet me këtë emër orgurzi.

Si Zeqiriu Rilindja ka plot, të moshuar, por ish-prokurorë, ish-KQ-ista apo ish-sekretarë partie, si fjala vjen Spartak Braho dhe Gramoz Ruçi.

Këta duhet me çdo kusht të vaksionohen që djalli të rrijë gjallë në shpinë të këtij vendit, kurse nana ime, nana e shumë e shumë të tjerëve duhet të kënaqen, nëse Zoti u fal pak diell, se shoshën e ka Rilindja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Djallëzia e Boratit!

Nga Erion Dasho/ Viti 2020 u mbyll me bluzat e bardha të cilave u këndoheshin këngë, shpalleshin qytetarë nderi dhe...

Close