AKTUALITET, 2 Qershor 2020, 11:59

Aksident me vdekje në Allias/ 28-vjeçarja ‘merr para’ me makinë të moshuarën

Aksident me vdekje në Allias/ 28-vjeçarja ‘merr para’ me

Tiranë-Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 67-vjeçare. Policia bën me dije se mjeti që drejtohej nga 28-vjeçarja me iniciale E.S ka aksidentuar për vdekje 67-vjeçaren, Xh.Ll. E moshuara është dërguar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë. Shoferja e mjetit është shoqëruar në Polici.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.06.2020, rreth orës 10:00, në Allias, mjeti me drejtuesen shtetasen E.S., 28 vjeçe, ka aksidentuar kembesoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi eshte transportur per ne spital fillimisht ne gjendje te qendrueshme, ka nderruar jete me vone. Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe percaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup.