

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku u shpreh në “Euronews Albania” se situatën e koronavirusit në vend duhet ta marrim seriozisht.
“Unë do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht”, u shpreh Ulqinaku.
Zoti Ulqinaku theksoi se ndoshta jemi në ditët më të këqija të përhapjes së koronavirusit në vend.
“Nuk duhet t’ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij COVID-i”, tha Ulqinaku.
Sa i përket mutacioneve të reja të COVID, mjeku theksoi se në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i virusit, por ende nuk është identifikuar saktësisht.
“Është virus ndryshe, është koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë”, tha ai.
“I kemi kapacitet, akoma nuk kemi arritur në fazën finale, por në këtë rrugë jemi”, u shpreh mjeku, teksa u pyet nga gazetarja Mulaj për identifikimin e plotë të këtij virusi.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Mehmetaj: Sa më shumë Rama sulmon LSI-në, aq më shumë forcohemi në terren
Aksidenti i rëndë te “Rruga e Kombit”/ Ja kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë (EMRI)
PD: Presioni me ndihmën ekonomike, Taulant Balla para drejtësisë, do të bëjmë publike provat
Do të shkoni në Greqi? Ja kushtet që futen në fuqi nga data 1 mars
Tragjike në Mat, vdesin nga Covid-19 dy vëllezër brenda 24 orëve
Plagoset me armë zjarri një shqiptar në Greqi
Emrat/ Aksident në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, dy të plagosur
FOTO/ Përplasen tri makina në “Rrugën e Kombit”, një person humb jetën
Lini nje Koment