X

Dyshohet se aksidentoi për vdekje një 53-vjeçar, arrestohet i riu në Vlorë

Policia e Vlorës i ka vënë prangat një djali të ri 19-vjeçar i cili më datën 25 janar dyshohet se është përfshirë në një aksident ku si pasojë ndërroi jetë një 53-vjeçar.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMW” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç”, shpjegon policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Infermierja vodhi lekët e pacientit, Dasho: Mjekësia ka marrë goditje në themelet e veta

Mjeku Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik, duke komentuar rastin e infermiers 30-vjeçare e cila i vodhi paratë nga llogaria...

Close