

Drejtuesi i AstraZeneca Pascal Sorio e ka mbrojtur kompaninë e tij pas kritikave të Bashkimit Evropian për reduktim të dozave të porositura, në një kohë që pritet edhe autorizimi nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Sorio tha se kompania e tij nuk i ka bërë padrejtësi BE-së, por që objektet e prodhimit të vaksinave, për të përmbushur nevojat e Shteteve Anëtare ishin “aktualisht më të ulëtat në rrjet”.
Siç u shpreh ai në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, janë “shumë çështje” për të cilat AstraZeneca po punon 24 orë për t’i rregulluar.
Pascal Sorio shpjegoi po ashtu se problemet janë përqendruar në përgatitjen e vaksinës në dy fabrikat e përdorura për BE, në Holandë dhe në Belgjikë.
Siç tha ai, kulturat qelizore që janë faza e parë e përgatitjes, nuk kishin rendimentin e pritur.
Drejtuesi i AstraZeneca vuri në dukje se probleme të ngjashme ekzistonin edhe në fillim të prodhimit të vaksinave të destinuara për Britaninë.
“Por kontrata me Mbretërinë e Bashkuar u nënshkrua tre muaj para marrëveshjes së vaksinës me BE. Kështu që me Mbretërinë e Bashkuar kishim tre muaj shtesë për të rregulluar të gjitha problemet që kishim,” shpjegoi Sorio.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë
Angela Merkel refuzon të marrë vaksinën AstraZeneca: Unë jam 66 vjeç
VOA: Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?
Situata e koronavirusit në Shqipëri mbetet alarmante, 20 viktima në 24 orët e fundit
Kritiku i Kremlinit, Alexey Navalni transferohet në një burg jashtë Moskës
Zyrtari irakian: Gjatë sulmit ajror amerikan u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë!
Prag fushate/ Lejet e ndërtimit u rritën me 2.3 herë në fund të vitit 2020
“Babëzia në pandemi”, Meta thirrje qeverisë: Rimbursoni ilaçet për qytetarët që janë kuruar në shtëpi!
Lini nje Koment