

Në cilësinë e drejtuesit politik të PD-së, në Durrës, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka denoncon situatën e rëndë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut në zonën e Shijakut.
Gjatë një takimi me banorët e zonës së përmbytur prej ditësh nga uji, Paloka tha se Qeveria dhe Bashkia janë përgjegjëse për përmbytjet në Shijak, duke shtuar se “Rilindasit” e udhëhequr nga Edi Rama mendojnë për xhepat e tyre, e jo për qytetarët.
“Një situatë e vështirë si pasojë e përmbytjeve edhe në Shijak! Si për ironi, pikërisht përballë godinës së bashkisë dhe rrotull saj janë dhjetëra banesa që ju ka vajtur uji edhe mbi një metër në shtëpia e biznese.
Edhe këtu banorët e drejtojnë gishtin nga pushtetarët, që jo vetëm janë direkt përgjegjës për këtë situatë që ka filluar vitet e fundit, po as nuk pranojnë të ndihmojnë e dëmshpërblejnë bizneset dhe familjet që kanë pësuar dëme të mëdha.
Vetë bashkia është përgjegjëse direkt për përmbytjet në këtë zonë, pasi, siç thonë banorët, ka mbushur me inerte lumin Erzen pikërisht tek këmbët e urës në hyrje të qytetit, për të ndërtuar parkim për makinat e zyrtarëve të bashkisë…!
Si kudo, “rilindasit” kujdesen vetëm çfarë do fusin në xhepat e tyre, po nuk ju hyn fare në xhep nëse qytetarët kanë probleme apo jo”, shprehet nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Mehmetaj: Sa më shumë Rama sulmon LSI-në, aq më shumë forcohemi në terren
Aksidenti i rëndë te “Rruga e Kombit”/ Ja kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë (EMRI)
PD: Presioni me ndihmën ekonomike, Taulant Balla para drejtësisë, do të bëjmë publike provat
Do të shkoni në Greqi? Ja kushtet që futen në fuqi nga data 1 mars
Tragjike në Mat, vdesin nga Covid-19 dy vëllezër brenda 24 orëve
Plagoset me armë zjarri një shqiptar në Greqi
Emrat/ Aksident në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, dy të plagosur
FOTO/ Përplasen tri makina në “Rrugën e Kombit”, një person humb jetën
Hajt se edhe ju kur te vini ne pushtet po per xhepat tuaj do mendoni . Tashme ju njohim te gjitheve , ju provuam e sterprovuam , kur vini ne pushtet ju erresohen syte nga paraja .