X

Kryeministri Italian Giuseppe Conte jep dorëheqjen

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen.

Agjencia e lajmeve italiane “Ansa” raporton se Conte e ka komunikuar vendimin e tij për dorëheqje sot tek ministrat e kabinetit.

“Falënderoj çdo ministër, për çdo ditë të këtyre muajve që qeverisëm së bashku”, i tha Kryeministri kabinetit të tij.

Vendimi i tij është kaluar në Këshillin e Ministrave, ku po diskutohet.

Conte pas dorëheqjes do të tentojë një rimandatim për formimin e qeverisë së re.

Përpara një jave Conte e përballoi me vështirësi mocionin e votëbesimit në senat me 156 vota. Me humbjen e shumicës absolute të 161 votave, qeveria e tij u dobësua ndjeshëm.

Conte si rrjedhojë u bëri thirrje të pavarurve dhe deputetëve të qendrës në senat, që të hyjnë në qeverinë e tij të pakicës. Por pak deputetë iu përgjigjën thirrjes së tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Basha: Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se kryeministri Rama që premtoi...

Close