X

Bomba e gazetares: “Princi” i Ndragetës u përgjua edhe në vitin 2020 në Shqipëri! Hetimet vijojnë

Gazetarja italo-shqiptare, Alba Kepi, deklaroi në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV se ajo ka kontaktuar personalisht me prokurorin italian, Nicola Gratteri, i cili po merret me dosjen e bujshme të mafias Ndragheta.

Ai i ka konfirmuar gazetares se hetimet vazhdojnë. Kjo rrëzon të gjithë propagandën e sotme të kryeministrit Edi Rama se dosja është mbyllur.

Jo vetëm kaq, por gazetarja tha se dosjet nuk janë mbylllur dhe Antonio Galo, i njohur si Princi i Ndraghetës, është përgjuar edhe në vitin 2020, në pranverë.

Sipas saj, përgjimet janë bërë në terren në Shqipëri dhe Itali.

Mendoj se hetimet do të vazhdojnë. Puna më e madhe do të kryhet në territor.

Kur përcillet një lajm i tillë, komenti është se po zihen dy kundërshtarë të politikës, sikur lajmin e solli dikush në politikë.

Është gjëja më absurde, e cila u shërben më së shumti grupeve kriminale, të largojnë vëmendjen nga thelbi që është kryesorja e ngjarjes.

Ne duhet të merremi me fenomenin. Nuk mund të vësh në diskutim fenomenin vetëm duke u marrë me një faqe të përgjimeve,” tha Kepi.

Ajo tha se ka komunikuar me prokurorin italian Nicola Gratteri dhe ai i ka konfirmuar vazhdimin e hetimeve.

Po është e vërtetë. Ai më ka konfirmuar se hetimet e kësaj ccështje do të hetojnë. E konfirmoj me seriozitetin tim që hetimet vazhdojnë,” tha ajo.

Më pas ajo rrëzoi propagandën e Ramës se Ndragheta ka hapur vetëm një dyqan në Shqipëri.

Kryeministri është i painformuar. Ai tha se ata kanë hapur thjesht një dyqan veshjesh, ai është një dyqan që shet veshje profesionale për të gjithë punëtorët e ndërtimit, që përdoren në tendera publikë sipas rregulloreve që një vend duhet t’i zbatojë.

Ky nuk ishte dyqan, por ishte një biznes, një urë kalimi për të hapur shoqëri offshore për pastrimin e parave. Këtë lloj biznesi, Princi ose Qorri sic e quajnë në Itali, e përdorte edhe në Itali për të marrë tendera publikë për rrugë, për ndërtimet. Përmes dyqanit, ai e përdorte për të pastruar paratë,” tha Kepi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Dakordësia brenda opozitës për taksën e sheshtë, Kryemadhi: Për herë të parë e ka artikuluar LSI në 2004

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për dakordësinë...

Close