X

DETAJE/ I papunë dhe baba i një fëmije, kush ishte viktima e atentatit në Durrës

32-vjeçari Jetmir Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi ishte viktima e atentatit në Durrës që dyshohet për prishje të pazareve të drogës.

“News 24” raporton se ai ishe me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës teksa kishte precedentë penalë pasi në 2011 ishte dënuar për kanosje kurse në Itali ishte dënuar për trafik droge.

Atentatorët kanë përdorur një mjet me ngjyrë të zezë dhe qitësi ka qëlluar nga sedilja e pasme.

Begu sapo ka parkuar automjetin e tij, autorët u afruan dhe e qëlluan.

Nga ana tjetër Begu ishte një familjar, pasi ishte baba i një fëmije kurse rezulton se ishte i papunë.

Dëshitarët okularë për shkak të kushteve atmosferike nuk kanë fiskuar dot targën e mjetit dhe autorët, por Policia ka sekuestruar kamerat përreth për të mundur të identifikuar vrasësit e Edmir Begut.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksidentohen dy makina në aksin Memaliaj-Tepelenë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve një person ka mbetur...

Close