

Ndërsa prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje me intensitet të mesëm e të lartë, sinoptikania e “Meteoalb” Adiola Bani në një bisedë për “News 24” bën edhe parashikimin për ditët në vijim.
Bëhet me dije se reshjet e shiut do t’ja lënë vendin atyre të borës, kryesisht në zonat malore pasi do të kemi që prej mbrëmjes së sotme edhe rënie temperaturash. Bani foli për temperatura deri në -1 gradë celsius edhe në kryeqytet.
“Ka nisur përmirësimi i kushteve të motit që në mëngjes.
Do të ketë kthjellime deri pasdite ku fuqizohen sërish reshjet. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të ketë reshje mesatare deri në intensive në gjithë territorin e vendit.
Por, mëngjesi i nesërm do të sjellë një përmirësim të motit. Reshjet do të jenë të pakta. Që sot pasdite pritet edhe rënie temperaturash.
Në zonat verilindore dhe lindore nga Kukësi në Pogradec priten reshje bore. Vlerat minimale arrijnë në -6 dhe -7. Vlerat më të ulëta regjistrohen të mërkurë dhe të enjte. Në Tiranë temperaturat do të arrijnë në 0 ose -1 gradë”,- shpjegoi Bani.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Presidenca-Ramës: Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi, mos e provoko popullin e 2 marsit
Gazetarja e pyet për “Dosjen 184″/ Rama i përmend pronarin e televizionit
577-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Meta: Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re
Bardh Spahia publikon fotot: Radhë e gjatë në spitalin rajonal Shkodër. Qeveria i ka braktisur
577-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Albin Kurti bashkon politikanët: Populli shqiptar duhet të faktorizohet
COVID-19, Vasili: Qeveria fsheh vdekjet, nuk orienton masat, vetëm propagandë
“Rama ka dështuar”, Basha pas takimeve tek Njësia 4: Do të fillojmë menjëherë nga puna pas 25 prillit
Harta pa Kosovën në zyrën e tij, Hoxhaj-Lajçakut: Kërko falje!
Lini nje Koment