X

Regjistrohen dhjetë viktima dhe 311 raste me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 311 raste të reja nga 1,903 teste të kryera. Po ashtu, brenda ditës, si pasojë e Covid-19 humbën jetën 10 qytetarë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 51.081 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.852.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 84 raste, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, FLASH, LAJME
Kosovë/ Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj, pritet shpërndarja e tyre në shtatë gjykata

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dekretuar...

Close