

Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar kategorikisht të ketë në pronësi rezidencën 1 miliard paund, pamjet e së cilës i publikoi disa ditë më parë kritiku i tij Alexei Nalalny.
“Pallati luksoz” ndodhet në e Gelendzhik rajoni i Krasnodarit, pranë Detit të Zi. Ndërkohë lideri rus i është përgjigjur Nalalnyt duke thënë se ky pallat nuk i përket atij dhe as familjes së tij.
“Unë nuk e pashë këtë film thjesht sepse nuk kisha kohë të lirë, por pashë disa fragmente të zgjedhura nga këshilltarët e mi “, tha presidenti rus gjatë takimit përmes një telekonference që kishte me studentë të universitetit.
“Asnjë nga ato që përmenden në këtë video nuk më përket mua apo të afërmve të mi dhe nuk ka qenë kurrë. Kurrë! “.
Presidenti rus beson se me thashethemet për “pallatin” e tij në Gelendzhik, ata u përpoqën të “lanin trurin” rusëve.
“Këto të dhëna kanë qarkulluar për 10 vjet. Dhe tani, duke marrë parasysh që rasti është i përshtatshëm, ata i mblodhën ata dhe vendosën me të gjitha këto materiale për të larë trurin qytetarëve tanë,” tha presidenti rus.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
SHBA/ Zyra e Inspektorit ligjor zbulon abuzim posti nga ish-Sekretarja e Transportit, Elaine Chao
Rritja alarmante e shifrave/ OBSH thirrje shteteve evropiane: Për të ulur nivelin e infeksionit përdorni karantinën!
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA nuk do të përdorë ushtrinë për të përkrahur demokracinë
Ky shtet regjistron 17,000 tërmete brenda një jave, tani autoritetet presin të shpërthejnë edhe…
Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi, të paktën nëntë të vdekur dhe katër të plagosur
Kërcënohet Matteo Renzi, zarf me plumba për ish-kryeministrin italian
Tërmet 7.3 ballë në Zelandën e Re, alarm për tsunami
Shtohen ritmet e infektimeve me koronavirus në Evropë
Lini nje Koment