X

Programi i LSI, Kryemadhi: Do të përjashtojmë nga taksat familjet me të ardhura nën 35 mijë lekë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë prezantimit të programit qeverisës tha se forca politike që ajo përfaqëson është e angazhuar për përjashtimin nga çdo taksë për familjet me të ardhura nën 35 mijë lekë në muaj.

“Punësimi dhe ekonomia janë prioritet për ne dhe të panegociueshme. Me punësimin e shqiptareve është abuzuar dhe gënjyer shume, besoj të gjithë e mbajnë mend premtimin e pa mbajtur të 300 mijë vendeve të punës.

Punësimi për ne është jetik për të kthyer besimin tek rinia që ata të ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre.
Çlirimi i ekonomisë nga monopolet, ulja e taksave të larta që po i marrin frymën ekonomisë dhe familjeve shqiptare, krijimin e zonave të lira ekonomike ku do të mbështesim drejt për së drejti krijimin e çdo vendi pune për të rinjtë dhe profesionistët do ta kthejnë Shqipërinë shtëpinë e investimeve.

Kemi rënë dakord për taksën e sheshtë 9%, por ne si Lëvizje Socialiste për Integrim angazhohemi për përjashtimin nga çdo taksë për çdo familje ose person me të ardhura nën 35 mijë lekë të reja në muaj”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI premtoi realizimin e një reformë tërësore në arsim dhe mbështetjen e sektorit me 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto

“Me programin Garancia Rinore do të mbështesim sipërmarrjen e lirë të profesionistëve të rinj në Fushën e teknologjisë dhe inovacionit, prandaj dua të ndalem tek të rinjtë tanë, të cilët përballen me sfida të mëdha si papunësia, kosto e jetesës shpopullimi dhe integrimi në BE.

Një sistem arsimor cilësor që prodhon profesionist dhe jo kartonë diplomash, është zgjidhja për të garantuar për punën e mirëpaguar, për të krijuar besimin se ardhmja për rinjtë është këtu, që të qëndrojnë këtu, ta konsiderojnë Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe për të përgatitur qytetarë për të ardhmen si qytetarë evropianë.

Prandaj, ne do të realizojmë një reformë tërësore në arsim, duke paguar në mënyrë dinjitoze mësuesit tanë që janë ata që edukojnë brezin e ri dhe duke e lidhur shkollën, me biznesin, dhe me tregun e punës. Ne do të mbështesim realisht arsimin me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shtoi ajo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dyshohet se dhunoi bashkëshorten, pranga 47 vjeçarit fierak, arrestohet edhe një 20-vjeçar

Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se...

Close