

Largohet trajneri i bardhebluve, Nevil Dede.
Trajneri ka vendosur largimin pak para nisjes së sfidës Tirana-Laçi. Arsyet ende nuk dihen, por mësohet se vendimi për largimin vjen pas një takimi mes Dedes dhe presidentit të klubit, Refik Halili.
Dede shkoi për të takuar Halilin para sfidës ku do të diskutohej për formacionin.
Më pas, Dede doli nga takimi dhe shkoi tek dhomat e zhveshjes, nga ku doli për t’u larguar nga stadiumi. Përplasja thuhet se lidhet me futjen në ndeshje të lojtarit Enes Kuka.
Trajneri Nevil Dede mori drejtimin e ekipit në nëntor të vitit 2020 pas shkarkimit të ish-trajnerit, Emmanuel Egbo dhe më pak se 24 orë pas këtij lajmi zyrtarizohet trajneri i ri, Nevil Dede. Largimi vjen në javën e 16-të të kategorisë Superiore.
Kjo ishte hera e tretë që Dede mori drejtimin e Tiranës.
Më herët në të shkuarën, Dede e drejtoi ekipin për 4 muaj në tetor të vitit 2010, për t’u larguar e rikthyer sërish në vitin 2013. 45-vjeçari ka drejtuar edhe disa ekipe të tjera si Laçi, Kastrioti dhe Luftëtari.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Ish-presidenti i Barcelonës/ Bartomeu para gjykatës, çështja mund të jetë edhe më serioze
Autoritetet shëndetësore bllokojnë Torinon, ndeshja me Lazion drejt shtyrjes
Zyrtare/ Dinamo mbetet pa trajner, dorëhiqen Moriero dhe Miccoli
Beckham zbulon objektivin madhor: Dua Messin e Ronaldon te Inter Miami
Conte ka gjetur mekanizmin fitues, statistikat e Interit janë super!
Policia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu
Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions
“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos kërkoi…” futbollisti shqiptar zbardh prapaskenën me Borussia Dortmund
Lini nje Koment