X

Napoli është gati t’i japë lamtumirën Gatuzos

Rezultatet zhgënjyese të Napolit në këtë edicion po shtyjnë drejtuesit e klubit që të marrin një vendim drastik dhe të largojnë Xhenaro Gatuzon.

Sipas “Corriere Dello Sport”, pritet që shumë shpejt palët të ndajnë rrugët e tyre, ndëra projektohet një kthim i bujshëm në pankinë.

Gazeta italiane bën të ditur se Aurelio De Laurentis nuk është i kënaqur me atë që po sheh nga skuadra, si nga rezultatet që mungojnë, ashtu edhe nga loja e për këtë fajëson trajnerin i cili nuk duket në gjendje të kontrollojë ekipin.

Por ai nuk ka ndër mend ta shkarkojë teknikun me të cilin deri pak javë më parë ishte në bisedime për rinovimin e kontratës. Ai pret që Gatuzo të japë vetë dorëheqjen duke parë se te Napoli nuk është në gjendje më të sigurojë rezultatet që priten prej këtij ekipi.

Për të zëvendësuar ish-mesfushorin italian, duket se është gati kthimi i një trajneri që nisi projektin për kthimin në pretendent të Napolit.

Rafa Benitez, pasi i ka dhënë lamtumirën kinezëve të Dalian, është i lirë dhe mund t’i bashkohet përsëri napolitanëve, për të vazhduar punën e lënë në mes disa vite më parë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Atletico nuk di të ndalet, ndaj Valencias vjen fitorja e 7-të rresht!

Atletico Madrid vijon ecurinë perfekte në La Liga dhe shkon sërish në +7 pikë avantazh nga Reali i Madridit i...

Close