X

Mbahet raundi i parë i negociatave Turqi-Greqi, takimi në Stamboll zgjati tre orë

Negociatat Turqi-Greqi nisën zyrtarisht sot dhe takimi mes delegacioneve zgjati përrëth tre orë në Stamboll.

Takimi ishte joformal teksa pala greke drejtohej nga ambasadori Pavlos Apostolidis kurse ai turk nga Sedat Onal.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Christos Tarantilis ka deklaruar se po bëhen përpjekje për të gjetur një pikë konvergjence me Turqinë, siç është caktimi i kufijve të zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental.

Mediat greke kanë paralajmëruar më parë se Turqia do të bënte kërkesa në këto negociata, dhe Greqia do i shqyrtojë por duke marrë parasysh vijat e kuqe.

Vitin e kaluar pikërisht prej eksplorimeve në Mesdheun Lindor nga pala turke erdhi dhe kriza diplomatike mes dy vendeve dhe mospranimit për t’u ulur në negociata.

Edhe pas takimit të sotëm i cili ishte joformal dhe jo i detyruar, nuk dihet kur do të mbahet raundi i dytë apo nëse do të ketë një të tillë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Përgjimet e Ndraghetas: Fitojnë miqtë tanë të PS, tiranasait s’janë ciganë si jugu dhe veriu. Kreu i veterinerëve shqiptarë na jep toka pafund

Anëtarët e Ndragetas janë plotësisht të qartë se duke dhënë rryshfet mund të marrin çdo lloj pune në Shqipëri. Krahas...

Close