X

“Jo gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore”/ Nënshkruhet rekomandimi me KQZ: Partitë politike të trajtojnë me përgjegjshmëri…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rekomandojnë që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, në programet dhe fushatat e tyre, të refuzojnë, të përdorin apo të mbështesin një gjuhë e cila mund të arrijë të konsiderohet gjuhë urrejtje.

Në rekomandimin e nënshkruar nga Komisioneri ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda thuhet se subjektet zgjedhore duhet të refuzojnë, të përdorin gjuhë diskriminuese ose të propozojnë politika dhe ligje diskriminuese.

“Rekomandohet që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, të trajtojnë me përgjegjshmëri dhe në mënyrë të drejtë temat e ndjeshme në lidhje me grupet e përcaktuara nga karakteristika të përbashkëta dhe personale të mbrojtura, për të shmangur stigmatizimin e tyre. Gjithashtu, partitë politike duhet të marrin në konsideratë zbatimin e praktikave dhe politikave për të arritur në listat e tyre zgjedhore një përfaqësim i cili pasqyron diversitetin e njerëzve në shoqëri, në të gjitha nivelet, madje edhe në rastet kur mungon një detyrim i shprehur ligjor për ta bërë një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkojnë bashkëpunimin e organeve mediatike për të refuzuar mbështetjen e partive politike apo kandidatëve që përdorin gjuhë urrejtjeje dhe diskriminuese.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Regjistrohen lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në juglindje, disa minuta më parë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitutë 3.1 të...

Close