X

Ashpërsimi i masave kundër Covid nxjerr hollandezët në rrugë, protesta të dhunshme

Në Hollandë, një numër i madh qytetarësh dolën në rrugë për të protestuar kundër masave të reja më të ashpra kundër koronavirusit, duke detyruar Policinë të përdorë edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit.

Kryeministri Holandez Mark Rutte i ka dënuar trazirat e fundjavës duke i cilësuar madje “dhunë kriminale”.

Protestuesit sulmuan policinë dhe i vunë zjarrin makinave dhe biçikletave në rrugë, në shenjë kundërshtie për shtetrrethimin e vendosur të shtunën nga qeveria për shkak të pandemisë së Covid.

Në qytetin jugor të Eindhoven, protestuesit hodhën fishekzjarre, plaçkitën supermarkete dhe thyen vitrinat e dyqaneve.

Protesta më të vogla kishte në Amsterdam dhe në disa qytete përreth.

Më shumë se 200 demonstrues u ndaluan, tha policia.

“Kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën, kjo është dhunë kriminale dhe ne do ta trajtojmë atë si të tillë,” u tha Rutte gazetarëve të hënën.

Qeveria Hollandeze ka prezantuar së fundmi masat e reja, më të vështirat që nga fillimi i pandemisë.

Këto masa përfshijnë një shtetrrethim gjatë natës, që nga ora 21:00 deri në 04:30. Kushdo që kapet duke e shkelur orën policore përballet me një gjobë prej 95 € (84 £).

Baret dhe restorantet e vendit janë mbyllur që nga tetori, ndërsa shkollat ​​dhe dyqanet jo-thelbësore u mbyllën muajin e kaluar.

Gjithashtu është vendosur një ndalim i fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut për shkak të frikës për variante të reja të koronavirusit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Regjistrohen dhjetë viktima dhe 311 raste me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 311 raste të reja nga 1,903 teste të kryera. Po ashtu,...

Close