

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela, shprehet optimist për rezultatin e kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas tij, LSI do të ketë një rezultat “spektakolar” edhe në qytetin e Beratit.
“Nuk e prisnim që do kishim këtë lloj pranimi e mbështetje nga qytetarët e Beratit.
Të rinj e të reja të jashtëzakonshëm po i afrohen LSI, me shumë optimizëm, besim në të ardhmen, për ta mbështetur LSI në projektin e saj, që ta bëjmë Beratin shtëpinë e të rinjve, njerëzve të thjeshtë, punëtore e të ndershëm.
Janë qindra të rinj që janë afruar rishtaz me LSI, janë me mijëra që po e mbështetin në cdo cep, fshat, e komunë, në Kucovë, Urë Vajgurore, në Poliçan, Skrapar, në Berat, në qytet brenda që do kemi një rezultat spektakolar në zgjedhjet e 25 prillit, e është një rezultat që do e arrijmë bashkë me të rinjtë, të rejat në cdo fshat e komunë. Do i japë përgjigjen shume e shumë individëve të cilët e kanë harruar Beratin e mendojmë vetëm për karriget e tyre”, tha Çela.
Në një intervistë në “News 24”, Çela tha se socialistët e thjeshtë “që ndihen të papërfaqësuar nga Rilindja”, janë duke u “bashkuar me LSI përditë”.
“Rilindja ka braktisur Beratin e njerëzit, tashmë e PS nuk përfaqësohet më nga Rilindja, tashmë i gjithë pushteti lokal e qendror mendon vetëm për interesat e 3-4 vetëve e nuk mendon më as për socialistët e thjeshtë të cilët janë duke ardhur përditë, por që ne jemi pjesë e një politike të re që merrmi drejtpërdrejt me qytetarin pa bërë shoë, sic përpiqen të bëjnë disa të tjerë”, tha Çela.
Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Beratit akuzoi Bashkinë e qytetit se ka rritur taksat pavarësisht periudhës së vështirë për bizneset për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Për fat të keq qarku i Beratit është lënë në harresë, kjo qeveri dhe Rilindja s’janë kujtuar fare për qarkun e Beratit. Shohim një varfëri të jashtëzakonshme. Berati, Kucova, Ura Vajgurore, Skrapari, Poliçani, janë zhytur në mjerim.
Është për të ardhur keq që një qark me një rëndësi kaq të madhe për zhvillimin e vendit e me potenciale të jashtëzakonshme e me resurse ekonomike të jetë në këtë gjendje ekonomike që sot është qarku i Beratit e familjet e këtij qarku.
Rilindja i ka shitur interesat e qytetarëve të Beratit në duart e 3-4 personave jashtë PS e jashtë Rilindjes.
Punon një popull i tërë e përfitojnë 3-4 persona, është për të ardhur keq kur sheh biznesin e Beratit që lëngon e është zhytur në mjerim, që biznesi në qarkun e Beratit mezi mbyll pagesat në fund të muajit, pagat e kur sheh një Bashki që i ka rritur 50%, 100% apo 200% taksat në kohë pandemie”, u shpreh Ardit Çela.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Fatos Lubonja: Ja mesazhi i marrëveshjes PD-LSI!
Shënohen 30 viktima dhe 1176 raste të reja me Covid-19 në Greqi
Meta nga Durrësi: Në referendumin historik të 25 prillit, populli kthen shenjtërinë e votës dhe merr në dorë fatet e tij
Xhixho: Marrëveshja PD-LSI shkon përtej zgjedhjeve të 25 prillit
Bardhi takohet me studentët në Elbasan: Largimi nuk është zgjidhja. Të rinjtë kanë në dorë ndryshimin
Pritej të mbërrinin 15,210 doza të vaksinës së Pfizer, MSH: Dërgesa do të shtyhet me 24 orë
Koalicioni PD-LSI, Silva Caka: E keqja e madhe largohet me bashkimin e të gjithëve!
Këlliçi në Kombinat, takon biznesin e vogël dhe të mesëm: Më 25 prill nis ndryshimi!
Lini nje Koment