

Vrasje me armë zjarri në Durrës. Mbrëmjen e sotme një person ka humbur jetën në qytetin bregdetar, pasi u qëllua me armë zjarri. 32-vjeçari Jetmir Bregu pas një sherri të çastit në orën 17:20, në lagjen nr.16 u qëllua me armë zjarri në këmbë.
I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagës duke ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar disa persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes ndërsa thekson se ka ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes, tha policia.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Mehmetaj: Sa më shumë Rama sulmon LSI-në, aq më shumë forcohemi në terren
Aksidenti i rëndë te “Rruga e Kombit”/ Ja kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë (EMRI)
PD: Presioni me ndihmën ekonomike, Taulant Balla para drejtësisë, do të bëjmë publike provat
Do të shkoni në Greqi? Ja kushtet që futen në fuqi nga data 1 mars
Tragjike në Mat, vdesin nga Covid-19 dy vëllezër brenda 24 orëve
Plagoset me armë zjarri një shqiptar në Greqi
Emrat/ Aksident në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, dy të plagosur
FOTO/ Përplasen tri makina në “Rrugën e Kombit”, një person humb jetën
Lini nje Koment