X

Përgjimet e Antimafias, Këlliçi: Erion Veliaj ortak 20% me mafien italiane

Partia Demokratike reagoi sërish sot për përgjimet e Antimafias italiane, ku dalin në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, tha se përgjimet e publikuara këto 48 orë e zhveshin Veliaj nga propaganda e blerë shtrenjtë me paratë tona, duke e nxjerrë një politikan të rrezikshëm për vendin dhe thellësisht të korruptuar.

“Veliaj faktohet nga përgjimet si kolektor i parasë së pistë në Tiranë. Je i kapur mat Erjon, nuk ke ku shkon!”

Këlliçi ironizoi Veliajn se fërkonte duart kur i dolën përgjimet ish-ministrit Tahiri, por sipas tij një fat më i zi e pret.

E plotë:

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI

Të dashur qytetarë!

Këto 48 orë keni patur mundësinë të shikoni kryebashkiakun e Tiranës siç është në të vërtetë, një politikan që i shërben mafies italiane kundrejt rryshfetit 20 %.

Përgjimet e anti-mafies italiane, që po publikohen çdo ditë nga Ora News, e zhveshin Erion Veliajn nga propaganda e blerë shtrenjtë me paratë tona, duke e nxjerrë një politikan të rrezikshëm për vendin dhe thellësisht të korruptuar.

Antonio Gallo,, sekser kyç i hetimit të antimafias italiane për zbulimin e bashkëpunimit mes Politikës-Mafias-Biznesit, shprehej gjatë bisedave të përgjuara se në Shqipëri rregullat e lojës ishin të qarta, kryeministri merr 20% e tenderave dhe koncensioneve, ndërsa zari i tij, Erion Veliaj, do 20% e fitimit që të firmosë lejet e ndërtimit.

Prandaj nuk ndalet Rama së dhëni konçensione!

Prandaj nuk ndalet Erion Veliaj duke ngritur kulla. Aq sa nuk kurseu dhe Sahatin e Tiranës.

Kjo është jo vetëm qeveria më e keqe e Shqipërisë, por dhe më e korruptuara!

Erion Veliaj faktohet nga përgjimet e antimafias si një kolektor i parasë së pistë në Tiranë. Je kapur MAT, Erion! Nuk ke ku shkon. Fërkoje duart kur dolën përgjimet për Sajmir Tahirin, por një fat edhe më i zi se i tij të pret.

Jeni demaskuar nga Anti Mafia e Italisë, e një shteti themelues të Bashkimit Europian, derën e të cilit shqiptarët e kanë të mbyllur, për aq kohë sa vendi ka në krye ortakët e Ndrage’tas.

Prandaj nuk afrohen investitorët e huaj në Shqipëri, sepse këtu tenderat dhe koncensionet i fiton ‘Ndragheta kalabreze! I fiton krimi i organizuar, i fitojnë trafikantët e drogës. Nuk garon dot kush me Mafien, aq më tepër kur kanë kryeministrin dhe kryebashkiakun që u firmosin çdo leje; në ndërtim, shëndetësi, kudo ku shtrihen si tentakulat e oktapodit.

Nuk ka konkurrencë të ndershme me Mafian. Ajo di ku troket. Aty ku ka të ngjashmit e saj. Aty ku i hapin derën, ku u rrinë “pronto, si urdhëron!”

Ku u vënë përpara thelën më të madhe, qendrën e Tiranës, kundrejt ryshfetit mafioz 20 %.

Këto 48 orë, Rama dhe buratini i tij kryesor kanë treguar sesa të frikësuar janë nga përgjimet, që po u nxjerrin pazaret e pista me pasuritë dhe taksat e shqiptarëve.
Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën. Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa u penguar.

Nuk kanë për t’ia dalë! Inkurajojmë median të informojë qytetarët për ortakërinë e pushtetit të Ramës dhe të Veliajt me mafien italiane. Partia Demokratike do të jetë në krah tyre për të mbrojtur të vërtetën dhe interesin publik.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk duhet të heshtë! Më e pakta që mund të bëjë SPAK është të ruajë standardin e ndjekur me Saimir Tahirin! Heshtja e SPAK është kundër interesit të Shqipërisë dhe qytetarëve që presin me padurim veprimin e drejtësisë njësoj për të gjithë.

Shqiptarët meritojnë shumë më shumë se një prokurori që hesht përballë mafies qeveritare, shumë më shumë se një kryebashkiak dhe kryeministër ortak me mafien italiane.

Në 25 prill, Shqipëria do të shkëputet nga kthetrat e mafies. Së bashku me shqiptarët e ndershëm, ne do të bëjmë ndryshimin! Nën drejtimin e Partisë Demokratike do të kemi konkurrencë të lirë, vlerësim në bazë të meritës, afrim të investimeve që hapin vende pune.

25 prilli është një ditë mundësie dhe ndryshimi! Është ditë për drejtësi!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Akuzohen se merrnin ryshfete, Gjykata e Posaçme lë në burg dy inspektorët e IKMT

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë ne burg dy inspektorët e IKMT në bashkinë e Kamzës, Dritan Nikoli dhe Ermal...

Close