X

Jonida Vokshi: Ja si më propozoi bashkëshorti për martesë

Aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi, ka rrëfyer rreth pesë datave më të rëndësishme në jetën private.

E ftuar në Prive, ndër të tjera ajo ka cekur edhe momentin kur bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, i propozoi për martesë.

Jonida rrëfeu se gjithçka nisi kur ajo erdhi në Prishtinë dhe Besniku i kërkoi asaj të bënin një kino-provë për një mikun e tij producent që donte të bënte një film dhe propozim për rolet kryesore ishin ata të dy.

Duke qenë se ishte një “kino-provë”, i gjithë propozimi ishte xhiruar me telefon dhe aktorja thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj e ruajnë me fanatizëm.

“Ne diskutuam për një film që do bënte një shok i Besnikut, dhe më tha: A bëjmë një kino-provë, pasi protagonistët janë mashkull e femër që janë çift edhe na rrinë shumë ne si karaktere. Ta bëjmë një kino-provë, e xhirojmë dhe ia çojmë këtij shokut.

Ndërkohë ai nuk kishte ku ta fuste unazën dhe e kishte futur në pantallona dhe rrinte në siklet. Dalim ne, unë totalisht isha me tuta shpije pasi as që e dija se çfarë ishte.

Unë nuk e di si nuk e kam kuptuar që ishte ‘ashiqare’ për çfarë e bënte, sepse isha e fokusuar profesionalisht.

Nejse, bëjmë kino-provë dhe unë kthehem për ta lexuar letrën që kishte shkruar ky, kur kthehem e gjej Besnikun në gjunjë me unazën dhe aty emocionet ishin të një dimensioni tjetër”, ka treguar Jonida.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Endrit Mërtiri: Kam marrë deri në 200 mijë dollarë për një set fotografik

Endrit Mërtiri është një ndër fotografët më të njohur shqiptarë. Pas shumë seteve të mrekullueshme fotografike të shumë personazheve të...

Close