

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Interpoli për llogari të drejtësisë në Shqipëri.
Ish-trajneri i futbollit, Sokol Metaj , 55 vjeç, banues në Tiranë rezulton i dënuar me pesë vite burg për ngacmim seksual.
Njoftimi i policisë:
Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.
Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Përfaqësuesja e re e PS-së trondit thellë Fevziun, nuk di të thotë avantazhet e Ramës. Kërkon shtjellim të pyetjes tre herë…
COVID-19 u merr jetën dy infermierëve nga Lushnja dhe Mati
Ish-drejtori i VOA: Dvorani prokuror në protestat e Shkodrës kundër diktaturës, vlerësimi nga DASH i paarsyeshëm
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet drejt mjetit të 24-vjeçarit
Pano Soko: BE dha 600 mln euro për pandeminë në Shqipëri, Rama u tall me qytetarët
“Isha për të pirë ujë”/ Si u justifikua hajduti shqiptar i arrestuar sapo doli nga burgu
Kush mbetet jashtë/ Zbulohen kandidatët e parë të Ramës për deputetë në 25 prill
Mësues dhe nxënës të infektuar në shkollën ku vdiq drejtori nga COVID-19
Lini nje Koment